• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Barazia gjinore, delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia, vizitë studimore në Shqipëri

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Barazia gjinore, delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia, vizitë studimore në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i nivelit të lartë nga Turqia ndodhet në Shqipëri për të diskutuar me drejtuesit e Ministrisë së Financave për barazinë gjinore dhe buxhetin e dedikuar për këtë qëllim. Vizita studimore në Shqipëri qe do të organizohet gjatë datave 12-16 shtator, ka synim për të ndërtuar pronësi dhe njohuri teknike të nivelit të lartë për pjesëmarrësit, si dhe për të mësuar nga përvoja shqiptare dhe praktikat më të mira se si të zbatohet projekti i Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor (Gender Responsive Budgeting) dhe të mbikëqyret zbatimi i tij, si dhe të legjislacionit përkatës.

Sjellja e zyrtarëve të lartë turq nga institucionet qendrore me homologët e tyre në Shqipëri do të nxisë gjithashtu shkëmbimin e përvojave, rrjetëzimin dhe dialogun ndërkombëtar.





Gjatë takimit me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u theksua rëndësia e projektit të GRB që po zbatohet në Shqipëri, me mbështetjen e UN Women, si dhe masat që ka marrë qeveria shqiptare për të garantuar garazinë gjinore, ku burrat dhe gratë të kenë akses të njëjtë në shërbimet publike.

“Barazia gjinore është përfshirë si një nga parimet thelbësore të buxhetimit në ligjin organik të buxhetit në vitin 2016 dhe në ligjin për financat lokale në vitin 2017. Ndërsa Buxhetimi i Përgjigjshëm Gjinor si synim në vetvete, ka qenë pjesë e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike që prej vitit 2014. Ndryshimet institucionale dhe ligjore, si dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve për Barazinë Gjinore dhe Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor për administratën publike ishin udhërrëfyesi i nevojshëm për integrimin e Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në sistemin e Menaxhimit të Financave Publike. Ndërkohë, përmirësimi i aftësive dhe njohurive të nëpunësve të administratës publike në çështjet buxhetore, ashtu edhe në çështjet gjinore ka qenë çelësi për zbatimin e suksesshëm të iniciativës së Buxhetimit te Përgjigjshëm Gjinor”, ka deklaruar ministrja.

Sipas të dhënave, ndër 43 programet buxhetore në kuadër të programit buxhetor afatmesëm (PBA) 2022-2024, gjysma trajtojnë çështjet e pabarazisë gjinore në sektorë si shëndetësia, mbrojtja sociale, arsimi, drejtësia, biznesi dhe bujqësia. Elementet buxhetore përkatëse të përgjigjshme gjinore përbëjnë 7.2 për qind të totalit të buxhetit të planifikuar vjetor.

Buxheti i Përgjigjshëm Gjinor për vitin 2022, i cili adreson çështjet e pabarazisë gjinore është llogaritur si 9 % e buxhetit total, ndërsa kjo përqindje përfaqëson një rritje të qartë krahasuar me vetëm 1 për qind që zinte në vitin 2015.

Falë këtyre masave, por edhe fokusit më të madh tek gratë, sot ato kanë poste kyce në shoqëri dhe ekonomi. Statistikat tregojnë seë gratë zënë mbi 73 për qind të posteve ministrore. Përfaqësimi i tyre midis anëtarëve të bordit të Bankës Qëndrore të Shqipërisë është 55.5 për qind, i cili është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian prej 20.3 për qind.

Përmirësimi ka qënë i dukshëm për gratë në aksesin e kredive. Masat financiare që synuan zbutjen e pasojave të pandemisë kanë vënë në shënjestër edhe bizneset e mëdha, ku gratë përbëjnë rreth 14 % të pronarëve të këtyre bizneseve.

Ministrja e Financave ka vlerësuar bashkëpunimin me UN Women në Shqipëri, si një organizatë që po punon për të vendosur barazinë gjinore në qendër të planifikimit dhe buxhetimit për zhvillimin kombëtar drejt integrimit të Shqipërisë në BE. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për financim publik transparent dhe adekuat për barazinë gjinore, duke përfshirë buxhete të përgjegjshme ndaj gjinisë që kanalizojnë burime adekuate si për gratë ashtu edhe për burrat.

UN Women ka ofruar mbështetje për institucionet kombëtare dhe lokale gjatë viteve të fundit në integrimin e çështjeve gjinore në planifikimin e politikave dhe buxhetimin. Se bashku ne kemi zbatuar iniciativa për të rritur kapacitetet e tyre në analizimin, hartimin dhe ekzekutimin e planeve dhe buxheteve të përgjegjshme ndaj gjinisë, ndërsa nga ana tjetër kemi ofruar mjetet dhe kapacitetet e duhura për institucionet kyçe për të gjurmuar alokimet dhe shpenzimet buxhetore nga gjinia përkatëse”, është shprehur ministrja. Delegacioni i nivelit të lartë nga Turqia do të vijojë takimet në Shqipëri edhe gjatë tre ditëve të ardhshme.

 

 

Pas

ERE vendos: Çmimi i energjisë nuk ndryshon për bizneset

Para

Qeveria amniston katet pa leje, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Para
Qeveria amniston katet pa leje, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Qeveria amniston katet pa leje, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar