• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Raporti i Bankës Botërore: Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një raporti të Bankës Botërore, inflacioni i ushqimeve është rritur në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ka futur disa nga vendet më të pasura në një cikël rritje çmimesh.

Organizata e Zhvillimit me bazë në Uashington tha se lufta në Europën Lindore do të godasë shumë vende me një rritje të faturave ushqimore me vlerë më shumë se 1% të të ardhurave të tyre vjetore kombëtare (PBB), ndërsa vendet e tjerat do të dështonin të frenonin ndikimin dhe do të zhyten në një krizë të madhe borxhi.



Libani ishte një nga vendet më të goditura nga inflacioni, tha Banka Botërore, pasi një shpërthim në një fabrikë drithërash në Bejrut dy vjet më parë kishte dëmtuar aftësinë e vendit për të ruajtur dhe shpërndarë misër dhe grurë për 6.8 milionë banorët e tij.

Inflacioni i ushqimeve në Libani arriti në 332% deri në qershor, e ndjekur nga Zimbabve me një rritje prej 255% Venezuela me 155%. Turqia ishte e katërta me një shtim të inflacionit ushqimor prej 94%.

Hendeku midis inflacionit të ushqimit në Liban dhe inflacionit të përgjithshëm – i cili shfaq shifrën e saktë të “inflacionit real të ushqimit” – ishte më i ulët, në 122%, por përsëri mbetet norma më e keqe në të gjithë vendet e botës, kryesisht për shkak se kostot e larta të energjisë e çojnë normën e përgjithshme të inflacionit të Libanit mbi 150%.

Një marrëveshje muajin e kaluar midis Ukrainës dhe Rusisë, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara , për të lejuar anijet me kontejnerë që transportonin drithëra të largoheshin nga portet e Ukrainës, ndihmoi në uljen e çmimeve të mallrave.

Të dhënat e Bankës Botërore treguan një ndryshim drastik të çmimeve të drithërave në tregjet globale dhe një rënie të vlerës së produkteve bujqsore duke iu afruar niveleve të vitit të kaluar.

Të hënën, anija e mallrave me flamurin e Sierra Leone “Razoni” u largua nga porti ukrainas i Odesa- s duke transportuar më shumë se 26,000 ton misër me destinacion Libanin.

Kostot e orizit janë rritur gjatë muajve të fundit, pasi ranë në nivelet më të ulta gjatë pandemisë.
Javën e kaluar Bangladeshi i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për mbështetje financiare pasi rritjet në kostot e ushqimeve dhe energjisë së importuar kërcënoin të minonin ekonomin e vendeve të Azisë Jugore.

Bangladeshit mendohet se ka nevojë për rreth 4.5 miliardë dollarë, por vetëm 1 miliardë deri në 1.5 miliardë dollarë janë në dispozicion sipas marrëveshjeve aktuale të FMN-së.

Sri Lanka ka kërkuar për një paketë ndihme nga fondi me bazë në Uashington pasi i mbaruan depozitat e gatshme për të blerë importe jetike, ndërsa në qershor u rinegociua një marrëveshje me Pakistanin për një hua prej 6 miliardë dollarësh nga FMN.

Çmimet e ulëta të ushqimeve kanë dominuar rritjen globale në dekadat e fundit, duke u kompensuar nga kostot e larta të shërbimit të borxhit dhe importeve të karburanteve për vendet në zhvillim.

Megjithatë, Banka Botërore tha se rritja tronditëse e çmimeve të ushqimeve gjatë muajve të fundit po prek shumicën e ekonomive, përfshirë ato me të ardhura relativisht të larta.

“Është rritur ndjeshëm numri i vendeve me të ardhura të larta të cilat po përballen me inflacion të lartë me rreth 78.6%.

“Vendet më të prekura janë në Afrikë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Azinë Jugore, Europë dhe Azinë Qendrore,” thuhet në raport.

Bankla Botërore paralajmëroi gjithashtu prodhuesit e mëdhenj të grurit, si Francën, Spanjën dhe Italinë, se do të duhet të përshtaten me temperaturat në rritje dhe kushtet e pasigurta të motit të nxitura nga kriza klimatike për të ruajtur nivele të larta të prodhimit./The Guardian

Pas

Vendimi i fundit i Bordit, bien lehtë çmimet e karburanteve

Para

Kriza energjetike, nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë

Para
Kriza energjetike, nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë

Kriza energjetike, nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar