• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për interesat personale të liderëve, ata mund të bëjnë shumë për dinjitetin e qytetarëve të tyre. Pas marëveshjes së fundit, me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE-së, shtetasit e Kosovës do të trajtohen barabar me ata të vendit fqinj dhe mund të udhëtojnë aty me dokumentat e tyre.





Ky sukses në vendosjen e reciprocitetit -që ka qenë kryefjala e politikës së Kurtit- është i treti në radhë për qeverinë e Vetëvendosjes, pas atij të ndalimit për herë të parë të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës (mars 2022) dhe mospranimit për të zhvilluar referendumin për ndryshimet e tyre kushtetuese, brenda kufijve shqiptarë (16 janar).

Por, kur nisi beteja për të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës të makinave me tagra serbe -, njësoj siç vepronte pala tjetër-. jo të gjithë mendonin kështu. Në 20 shtator të vitit të kaluar, policia ia mësyu pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ajo u ndesh me reagimet e ashpra të serbëve lokalë. Edhe Beogradi u kundërpërgjigj egër, avionët prodhim rus, MIG 29, tanket serbe madje dhe ambasadori rus u afruan në kufirin me Kosovën. Gjendja u tensionua dhe me marëveshje të përbashkët u ra dakord që kontrollin ta merrte KFOR-i.

Këtu opinioni u nda në dysh. Kritikët e përditshëm të Albin Kurtit e sulmuan atë se ndërmerrte aksione të parakorduara me aleatët ndërkombëtarë, se ishte një aventurier që hidhej në veprim pa ditur fundin, se kishte cënuar sovranitetin duke i dorzuar kufijtë e veriut sërish tek trupat ndërkombëtare.

Të tjerët mendonin ndryshe. Ata i shihnin përpjekjet e qeverisë si hapa të vegjël, por të guximshëm për ti kthyer qytetarëve atë që u takon. Ata pretendonin se kjo lloj politike përbënte një thyerje me praktikat e kaluara, kur lidërët shqiptarë bënin rolin e djemve të mirë në Bruksel, duke fituar pikë për vete në dëm të interesit të shtetasve të tyre.

I njëjti debat u përsërit edhe me vendimin e 26 qershorit për të zbatuar reciprocitetin i cili pas rritjes të tensioneve nga serbët e detyroi qeverinë e Kosovës ta shtynte atë edhe për një muaj.

Por sot, kur në kufirin e përbashkët mes dy vendeve, një qytetar i Kosovës trajtohet barabar me të ngjashim e tij serb, është më e lehtë për të kuptuar se kush ka pasur të drejtë.

Pala e humbur në këtë përplasje konceptesh, ka ndërruar tezë dhe po pretendon se qeveria aktuale nuk ka arritur asgjë më shumë sesa përsëritjen e një marrëveshjeje të nënshkruar 11 vjet më parë, nga Edita Tahiri dhe Stefanoviç.

Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi i madh, se përgjat këtij viti qeveria aktuale, u angazhua, çoi policinë në veri, riskoi personalisht marëdhëniet me ndërkomëtarët, në mënyrë që ajo që i takonte qytetarëve mos mbetej letër e vdekur, siç qëndroi për një dekadë. Dhe atë që deshi e arriti.

Natyrisht, kjo vendosje në vend e dinjtetit të çdo shtetasi të Kosovës është vetëm një hap i vogël në maratonën e gjatë dhe nervëshkatërruese të marëdhënieve me Beogradin. Por ajo tregon se gjërat mund të shtyhen përpara, kur në drejtim janë njerëz në gjendje të vënë në lojë dhe karrigen e tyre, pa kokëçarjen për të qenë simpatikë për të huajt, por me preokupimin për të mbajtur zotimet që kanë marrë para votuesve.

Zakonisht, në gadishullin tonë, skrupujt për ti ndenjtur besnik atyre që të kanë besuar, janë një fenomen shumë i rrallë. Por në Kosovë me sa duket po ndodh. Dhe ndoshta prandaj ne sot po flasim për rikthimin në vend të dinjitetit të qytetarëve.

Pas

Ndodh çudia e madhe/ Fansi shet ajrin nga koncerti i këngëtares së famshme për 15.000$

Para

“Merr masa që tani, bëj derman vetes” Artan Hoxha ironizon Ramën: Si ke qenë me sandalet këtë behar o boss?

Para
“Merr masa që tani, bëj derman vetes” Artan Hoxha ironizon Ramën: Si ke qenë me sandalet këtë behar o boss?

“Merr masa që tani, bëj derman vetes” Artan Hoxha ironizon Ramën: Si ke qenë me sandalet këtë behar o boss?

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar