• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Shmangën një provokim të rëndë” Tension në veri të Kosovës, reagon presidenti Bajram Begaj

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Shmangën një provokim të rëndë” Tension në veri të Kosovës, reagon presidenti Bajram Begaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Ai përshëndeti autoritetet në Prishtinë, që sipas tij shmangën një provokim.

Deklaratat e Kreut të Shtetit u bënë gjatë një takimi me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, ku Begaj ndër të tjera shprehu keqardhje dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë spanjolle për dëmet e mëdha që vala e nxehtit dhe zjarret masive kanë shkaktuar në Spanjë.

Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Spanja i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Presidenti i Republikës u ndal në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë, u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në takimin me kryeministri spanjoll, Presidenti Begaj shprehu besimin se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.

Pas

Tronditet Tirana/ Konfliktohet me fqinjin, ndërron jetë 51-vjeçari (EMRAT)

Para

A do ta njohë Spanja Kosovën? Kryeministri spanjoll vihet në vështirësi nga pyetja, ja si përgjigjet ai

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar