Mençuria karaibe zë një vend të rëndësishëm në tryezën e mençurisë së popujve.
Ndaj, për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur një koleksion brilantësh të ndritshëm nga mençuria e këtij populli. Ato flasin shumë për karakterin, kohën, punën, dhe jetën.
Siç e kërkon tradita në faqen tonë, në përfundim të leximit presim të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë vlerësove apo çmove më së shumti.
Shenja e parë e intelektit të ekuilibruar është kur merresh vesh me vetveten.
Jeta është e shkurtër nuk na lejon të ushqejmë shpresa të mëdha.
Jeto si të mundësh, kur nuk ka mundësi ashtu duhet.
Radha e dobive: e para për atdhe, e dyta për njerëzit, e treta për vete.
Koha e nxjerr në shesh atë që nuk është e paqartë.
Koha sjell çdo gjë, por njëkohsisht koha edhe merr me vete çdo gjë.
Koprracit i mungon njësoj si ajo që e ka, si ajo që s’e ka.
Kur nuk ka variacione, nuk ka kënaqësi.
Kur flet arma, ligji hesht.
Ku s’ka drejtësi, ka dhunë.
Kur s’ka roje, mollët janë të ëmbla.
Kush bën shaka, nuk gënjen.
Kush është gjithkund, s’është askund.
Kush lodhet në rini, arrin thellë në pleqëri.
Kush nuk stigmatizon shpifësit, ai i stimulon.
Kush nuk ndeshet çdo ditë me përpjekje kundër frikës, ai nuk njeh jetën.
Me një të rënë sëpate, nuk rrëzohet çdo dru.
Më lehtë është ta bësh sesa ta durosh të padrejtën.
Më lehtë është ta shkrish hekurin se ta korrigjosh kokëfortësinë e gruas.
Zotërinjtë ngrejnë kupa që t’i mbushin prapë, duke menduar se janë të ardhur nga qielli e jo nga kurrizi i popullit.
Më mirë është të rrëshqasësh me këmbë se me gjuhë.
Mësohu të jetosh pa miq, sepse kjo mund të duhet në ditë fatkeqsie.
Mikun në vetmi kritikoje e në shoqëri lavdëroje.
Mirë jep, shumë jep vetëm ai i cili me dhuratën që jep, jep edhe buzëqeshjen.
Mjekra nuk të bën filozof.
Morali më i lartë, drejtësia.
Mos e harro shtegun e vjetër as mikun e moçëm.
Ndershmëria është politika më e mirë.
Nevoja shtetërore është më e rëndësishme se ajo private.
Në lum të madh peshkohen peshq të mëdhenj.
Nëse nuk di të flasësh, mësoju të heshtësh.
Nëse s’keni mjek, le t’ju bëhen mjek këto tri gjëra: shpirti i kthjellët, pushimi dhe mënyra e jetës së matur.
Nuk e meriton të ëmblën, kush nuk e ka kërkuar të hidhurën.
Nuk ka dobi të madhe nga dëshira, nëse nuk shoqërohet nga vepra.
Njerëzit e zakonshëm kanë lindur për të mëdhenjtë.
Njeriu serioz ka shumë ide, njeriu që ka shumë ide nuk është serioz.
Një nga kënaqësitë më të mëdha, vetëdija e kryerjes së detyrës.
O njeri njihe vetveten, që të njohin të tjerët.
Ose mos fillo, ose mbaroje.
Padituria është shkretëtirë në kokën e njeriut.
Padrejtësia realizohet ose me forcë ose me gënjeshtër.
Paqe – me njerëzit, luftë – me veset.
Paraja, ashtu si mbretëresha, të jep pozitë dhe bukuri.
Paratë i respekton çdokush; ai që nuk ka para nuk është i adhururar. Kur nuk ke para, askënd nuk e merr malli për ty.
Pasi jeta është e shkurtër, të mbjellim nga një pemë të mirë, që frutet e saj t’i kënaqin të dashurit tanë, që vijnë pas nesh.
Pas kësaj nuk do të thotë për shkak të saj.
Patat e shpëtuam Romën, por nuk kanë kërkuar të sundojnë.
Për fatkeqsinë e huaj lotët teren shpejt.
Për njerëzit e mërzitur orët janë të gjata, për të gëzuarit ato ikin shpejt.
Për njerëzit me shëndet të mirë mjeku është i tepërt.
Për njeriun e ndershëm, premtimi është zotim.
Përsëritja është nëna e studimit (e dijes).
Puno sa të jesh i ri, se kur të plakesh s’ka dobi.
Që të dyja janë të këqija: t’u besosh të gjithëve dhe të mos i besosh askujt.
Ruaju kur të prin fati, sepse lëmshi i fatit është i rrumbullakët.
Ruaju ujit të qetë dhe qenit që hesht.
Sa më e madhe të jetë vlera, aq më e madhe është lakmia që nxit ajo.
Secili ka aq të drejta sa ka edhe mundësi.
Secili lind me vese, më i lumtur ai që ka më pak.
Servili, në këmbë thotë një gjë, ndenjur diçka tjetër.
Shkrimet mbeten, fjalët i merr era.
Shkurtabiqi i vënë mbi krahët e katallanit sheh më shumë se vetë katallani.
Shumë vështirësi në jetë e mësojnë njeriun të heshtë.
Të dënosh i mllefosur, nuk do të thotë dënim, por hakmarrje.
Të folurit për të vërtetën nuk është qëndisur, por është i thjeshtë.
Të jeni të ashpër ndaj vetvetes, ndërsa të butë ndaj të tjerëve.
Të tjerëve faljua gabimet, vetes asnjëherë.
Turma e paarsyeshme kujdeset vetëm për të sotmen.
Vdekja është e paracaktuar, veçse ora e saj është e pacaktuar.
Veset e të tjerëve i shohim më mirë dhe më ngultas se veset tona.
Vetëm budallenjtë, anarshistët dhe të ngjashmit e cilësojnë liri arbitraritetin.
Vetë nuk dinë as rrugicën që të çon te shtëpia, të tjerëve u tregojnë rrugën.
Vullneti i tiranëve është ligj për të tjerët.