• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn e Veliajn”/ Këlliçi flet për inceneratorët

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn e Veliajn”/ Këlliçi flet për inceneratorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e sotme për aferën e inceneratorëve duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas selisë blu, kreu i qeverisë është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen për inceneratorët dhe ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.





Deputeti i PD-së Belind Këlliçi tha sot se dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliardë lekëve për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë. Ai ka ngritur 5 pyetje për SPAK dhe kontratën.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi:

“Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve.

Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë.

Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 milard lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.

Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”.

I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit.

Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës!

Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjensisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur.

Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!

Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:

1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?

2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?

3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!

4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!

5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

Këto jane pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama.

Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.

Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?”

Pas

‘Njerka më trajton keq’, Rudina Dembacaj dhe vajza e Mark Frrokut habisin me postimet e tyre

Para

Kriza ul konsumin, por shqiptarët paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor

Para
Kriza ul konsumin, por shqiptarët paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor

Kriza ul konsumin, por shqiptarët paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor

Të Gjitha

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

nga Fast News
14:23 | 02/08/2025
0

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

nga Fast News
13:02 | 02/08/2025
0

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

nga Fast News
12:58 | 02/08/2025
0

Recent News

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

08:00 | 03/08/2025
Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

14:23 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar