• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk do të hezitoja” Papa Françesku i dërgon mesazhin e befasishëm Kim Jong Un

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk do të hezitoja” Papa Françesku i dërgon mesazhin e befasishëm Kim Jong Un
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku i zgjati dorën e miqësisë Koresë së Veriut, duke thënë se nëse lideri i vendit do ta ftonte, ai nuk do të hezitonte ta vizitonte dhe të punonte për paqen, shkruan France24.

“Kur më ftojnë  dhe i lutem të më ftojnë nuk do të them jo. Qëllimi është thjesht jemi vëllezër”, tha Papa në një intervistë.

Papa u ka kërkuar vazhdimisht koreanëve që të punojnë për paqen. Kur ai vizitoi Korenë e Jugut në vitin 2014, ai u përpoq të ribashkonte të dy vendet.

Në vitin 2018, vizita e Françeskut në Korenë e Veriut ishte nën vëzhgim kur ish-presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in hapi një raund negociatash me Kim Jong Un. Në atë kohë, Moon,  i cili është katolik  tha se gjatë një takimi lideri i Koresë së Veriut i kishte thënë atij se do ta mirëpriste me “entuziazëm” Papën në vendin e tij.

Papa u përgjigj se do të pranonte një ftesë zyrtare. Më vonë, megjithatë, Pheniani ndërpreu kontaktet me Seulin. Që atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar, veçanërisht pas zgjedhjes së presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-geol, në maj, raporton abcnews.al.



Krishterimi në Korenë e Veriut

Kushtetuta e Koresë së Veriut lejon sekularizmin, por ndalon çdo aktivitet fetar, përveç institucioneve dhe kishave të sanksionuara nga shteti. Në fillim të shekullit të 20-të, para ndarjes së gadishullit, Pheniani ishte një qendër fetare dhe misionare me një numër të madh kishash dhe një komunitet të krishterësh. Ata madje e quajtën atë “Jerusalemi i Lindjes”.

Megjithatë, Kim Il Sung, themeluesi i Koresë së Veriut dhe gjyshi i Kim Jong Un, e cilësoi krishterimin si një kërcënim. Që atëherë, regjimi ka lejuar organizatat katolike të drejtojnë operacione humanitare në vend, por marrëdhëniet me Vatikanin kanë qenë inekzistente.

Pas

“Mjaft i ushqyet fëmijët me dhunë” Pediatrja porosi prindërve: I dëmtoni rëndë këto dy sfera të jetës

Para

Skafi pësoi defekt, Policia Kufitare shpëton drejtuesin që kishte ngelur në mes të detit

Para
Skafi pësoi defekt, Policia Kufitare shpëton drejtuesin që kishte ngelur në mes të detit

Skafi pësoi defekt, Policia Kufitare shpëton drejtuesin që kishte ngelur në mes të detit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar