• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik” Ofendoi gazetarët, Gledis Nano pezullon policen Anisa Kostani

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik” Ofendoi gazetarët, Gledis Nano pezullon policen Anisa Kostani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policja Anisa Kostani është pezulluar nga detyra.

Vendimi u mor nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.





Kjo lëvizje vjen pas një “shpërthimi” në rrjetet sociale të efektives, e cila shfaqej e indinjuar për gazetarët e kronikës sa i takon ngjarjes kriminale që ndodhi në Elbasan tre ditë më parë, duke i akuzuar ata për shtrembërim të së vërtetës.

Ajo është pezulluar për “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Njoftimi i policisë:

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Pas

“Horgito piu dr*gë, unë disa birra” Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit

Para

Tigër apo luan, kafsha që dalloni të parën tregon shumë për personalitetin tuaj

Para
Tigër apo luan, kafsha që dalloni të parën tregon shumë për personalitetin tuaj

Tigër apo luan, kafsha që dalloni të parën tregon shumë për personalitetin tuaj

Të Gjitha

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
09:00 | 09/08/2025
0

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

nga Fast News
08:30 | 09/08/2025
0

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
08:00 | 09/08/2025
0

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

Siria e re, 14 mld dollarë për të transformuar Damaskun, rrokaqiej, metro dhe aeroporti i ri

nga Fast News
17:22 | 08/08/2025
0

Recent News

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

09:00 | 09/08/2025
Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

08:30 | 09/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar