• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Mashtruan shqiptarët duke iu shitur flori të rremë me vlerë 200 mijë euro, Policia e Elbasanit kap “mat” 2 italianët

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Mashtruan shqiptarët duke iu shitur flori të rremë me vlerë 200 mijë euro, Policia  e Elbasanit kap “mat” 2 italianët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka mësyrë në një argjendari në qytetin e Elbasanit, duke arrestuar dy shtetas italianë gjatë tentativës për të shitur ar të rremë, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që këta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Njoftimi nga Policia Elbasan:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, operacioni policor i koduar “Fake Gold”.

Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arrestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë.

Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Gold”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

Pas

Çfarë po ndodh? Nafta vijon të bjerë në bursë, ja vlera “historike” në tregjet botërore

Para

Ka dhënë numrin më të madh të lejeve të qendrimit, ja cili është shteti i BE që po pret më shumë shqiptarët

Të Gjitha

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

nga Fast News
12:10 | 16/07/2025
0

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

nga Fast News
12:04 | 16/07/2025
0

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

nga Fast News
16:34 | 15/07/2025
0

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

nga Fast News
16:25 | 15/07/2025
0

Recent News

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

12:10 | 16/07/2025
Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

12:04 | 16/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar