• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kriza ul konsumin, por shqiptarët paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Ekonomi
0
Kriza ul konsumin, por shqiptarët paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse familjet shqiptare rezultojnë se po blejnë më pak produkte, ato po i paguajnë shumë më shtrenjtë.

Jo vetëm familjet, por edhe bizneset që marrin lëndë të para me çmime më të larta (që më pas i transferojnë te produktet që tregojnë), apo qeveria që detyrohet të shpenzojë më shumë për të siguruar energjinë elektrike.





Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit importet në sasi shënuan një rënie prej 6.2%.

Ndonëse janë blerë më pak produkte, një tregues ky se rritja e çmimeve po ndikon në frenimin e konsumit, në vlerë importet janë rritur ndjeshëm me rreth 26%.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor 2022 importet në total arritën në 446 miliardë lekë (3.7 miliardë euro), nga 354 miliardë lekë (2.9 miliardë euro), me një rritje me bazë vjetore prej 25.9%. Në vlerë janë 92 miliardë lekë (760 milionë euro) më shumë të shpenzuara nga aktorët ekonomikë të vendit për të blerë më pak mallra se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, në vlerë, rritja më e lartë ka ardhur nga zëri “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, me zgjerim 127% (plus 37 miliardë lekë), duke ndikuar në gati një të tretën e rritjes. Në sasi, ky zë ka rënë me 16%. Këtu përfshihen në pjesën më të madhe karburantet si dhe energjia elektrike, çmmet e të cilave janë në nivele rekord.

Më shumë importuesit dhe familjarët që kanë blerë produktet kanë shpenzuar dhe për Drithërat (+ 1 miliardë lekë), vajëra (+1.7 miliardë lekë) Përgatitjet prej drithërave, miellit, niseshtes apo qumështit (+1 miliardë lekë), ndonësë në sasi janë importuar më pak.

Më rritje të lartë të kostove po përballet dhe biznesi i ndërtimit, që pritet të transferohet te çmimet e apartamenteve, ndërkohë që ndërtuesit e punëve publike u siguruan që koston shtesë do ta mbajë buxheti (taksapaguesi), pasi ata do të subvencionohen për rritjen e kostove. Për 6 mujorin e parë, importet në vlerë të gizës dhe çelikut u rritën me 40% (+8.6 miliardë lekë), ndonësë në sasi ranë me 5.8%. Edhe alumin u importua 60% më shumë në vlerë (+3.5 miliardë lekë), për pothuajse të njëjtën sasi si e njëjta periudhë e një viti më parë.

Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4% në qershor, nga 6.7% që ishte në maj dhe shumë më i lartë se janari i këtij viti, kur treguesi ishte 3.7%, duke shënuar një tjetër rekord të ri të 20 viteve të fundit, që nga marsi i vitit 2002, kur treguesi arriti në 7.6%.

Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi.

Inflacioni në eurozonë arriti në një rekord të ri në muajin korrik, në 8.9% sipas vlerësimeve paraprake të Eurostat., duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Për momentin, i vetmi që po fiton nga shtrenjtimi i çmimeve është buxheti, që po mbledh më shumë të ardhura nga taksat. Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e parë të vitit ishin gati 280 miliardë lekë, me një rritje prej 19%, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por, kjo shtesë të ardhurash pak ka shkuar për të ndihmuar shtresat e goditura më shumë nga shtrenjtimi i çmimeve. Qeveria dha një paketë të parë ndihme në mars, që zgjati tre muaj dhe tashmë e ka shtyrë për në shtator paketën tjetër mbështetëse./Monitor/

Mm
Pas

“Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn e Veliajn”/ Këlliçi flet për inceneratorët

Para

“I kemi vënë shkelmin njerëzores” Sonila Meço drejton gishtin tek qeveria Rama për ngjarjen e Himarës

Para
“I kemi vënë shkelmin njerëzores” Sonila Meço drejton gishtin tek qeveria Rama për ngjarjen e Himarës

“I kemi vënë shkelmin njerëzores” Sonila Meço drejton gishtin tek qeveria Rama për ngjarjen e Himarës

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar