• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Investigimi/ Me jaht për Angli, zbulohet çmimi “biletës”. Trafikantët: Mos shkoni me gomone

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Investigimi/ Me jaht për Angli, zbulohet çmimi “biletës”. Trafikantët: Mos shkoni me gomone
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i ‘Mail on Sunday’ ka zbuluar së fundmi se emigrantët shqiptarë kanë gjetur një rrugë tjetër për të shkuar në Angli, jo me kamion e gomone, por me jahte luksoze.

Duke u hequr si emigrant, një gazetar kontaktoi ‘bosët shqiptarë të krimit’,të cilët përdornin jahte luksoze për të kaluar emigrantë të paligjshëm përmes Kanalit Anglez.
Një trafikant i ofroi atij një vend në një jaht që largohej nga Belgjika këtë fundjavë për 17,000 £, ndërsa një tjetër tha se kishte vend ​​në një jaht që nisej nga afër Calais për 16,000 £.

Top Channel i referohet ‘Mail on Sunday’, e cila shkruan se një raport i fundit ushtarak tregon se katër në dhjetë emigrant që kalojnë në Kanalin Anglez gjatë kësaj vere, janë me prejardhje shqiptare.

Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin rrjetin social TikTok për të ‘joshur’ emigrantët që të shkojnë në ishull me jahte luksoze dhe mos të rrezikojnë jetën me varka e gomone.

Detektivët në Holandë thonë se kanë pikasur trafikantët të cilët synojnë Britaninë me jahtet luksoze përgjatë një shtrirje prej më shumë se 100 miljesh të vijës bregdetare holandeze nga Vlissingen në jug deri në Den Helder në veri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shumica e pasagjerëve në anijet e përgjuara ishin shtetas shqiptarë, tha mbrëmë një forcë policore kombëtare holandeze.

Javën e shkuar janë identifikuar tre trafikantë, të cilët përdorin rrjetin social TikTok për të gjetur emigrant të cilët duan të shkojnë në Britani me jaht, duke kaluar nga porti i Francës, Belgjikës dhe Holandës.
Një nga trafikantët postoi foto të anijeve luksoze, ndërsa e reklamonte “rrugën e sigurt” në shqip ‘udhëtim në Angli çdo dy ditë’.

I pyetur nga gazetari që hiqej si emigrant, trafikanti i kërkoi 16,000 £, teksa i tha se kishte rrugë brenda katër ditësh. Trafikanti i ofroi gazetarit udhëtim të sigurt, duke i thënë “Ne nuk jemi në këtë për të shkatërruar jetë. Në jaht kemi 15 persona.

Trafikanti tjetër që i kërkoi shumën prej 17,000 £ për rrugën në Britani, i tha gazetarit të udhëtonte për në Bruksel, pasi emigrantët do të mblidheshin dje.

Një zëdhënës i TikTok ka thënë se ka ndaluar llogaritë ku reklamohet hapur trafikimi i qenieve njerëzore.

Mail on Sunday shkruan në fund të artikullit se dyshohet që emigrantët shqiptarë të trafikuar në Britaninë e Madhe, janë të të detyruar të punojnë si ‘skllevër’ për kriminelët e organizuar.

Pas

Përplasen 3 makina në Vlorë, ka të lënduar

Para

Foto-lajm/ Artur Zhejit i lënë “surprizën” e padëshirueshme mbi makinë në Sarandë

Para
Foto-lajm/ Artur Zhejit i lënë “surprizën” e padëshirueshme mbi makinë në Sarandë

Foto-lajm/ Artur Zhejit i lënë "surprizën" e padëshirueshme mbi makinë në Sarandë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

nga Fast News
12:10 | 08/02/2026
0

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

nga Fast News
11:42 | 08/02/2026
0

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

nga Fast News
11:11 | 08/02/2026
0

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

nga Fast News
12:30 | 07/02/2026
0

Recent News

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

12:10 | 08/02/2026
Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

11:42 | 08/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar