• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Gjyqtari jep dorëheqjen nga drejtësia, i ndalohet ushtrimi i profesionit për 15 vite

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Gjyqtari jep dorëheqjen nga drejtësia, i ndalohet ushtrimi i profesionit për 15 vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 korrik të ndërpresë vetingun ndaj gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i riemërimit të tij në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit, për një periudhë 15-vjeçare.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit thuhet se gjyqtari Aliaj e ka dhënë dorëheqjen pasi kishin kaluar me shumë se dy vjet nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj tij. Sipas KPK, Aliaj ishte njoftuar me 27 shkurt 2020 për fillimin e procesit të vetingut. Në maj të 2022-it, gjyqtari Aliaj ka paraqitur pranë Komisionit kërkesë për pezullim të hetimit administrativ, deri në shqyrtimin e kërkesës për heqje dorë nga detyra që e kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.





Pasi Komisioni është njohur me vendimmarrjen e KLGJ-së për pranimin e dorëheqjes së Aliajt, deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, si dhe me faktin se ky vendim nuk është ankimuar prej tij, e ka ftuar subjektin për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore. Në vendim thuhet se Aliaj ka njoftuar se nuk dëshironte të dëgjohej në seancë dhe se i qëndronte kërkesës për dorëheqje.

Bazuar në këtë situatë, Komisioni ka vlerësuar se procedura administrative për këtë subjekt mund të mbyllej pa nevojën e zhvillimit të seancës dëgjimore dhe ka çmuar se vetingu për Aliajn duhej ndërprerë sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetuës, sipas të cilës dorëheqja passjellë edhe sanksionin që e ndalon të rikthehet në pozicionin e magjistratit për 15 vjet.

Në përfundim, trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilian ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Tiranës Arjan Aliaj. Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Pas

“Gushti do të jetë një stuhi e vërtetë” Meta i jep detyrën e rëndësishme Briseida Shehajt

Para

Si të shpëtoni njëherë e mirë nga mushkonjat, mjafton truku i thjeshtë me limon

Para
Si të shpëtoni njëherë e mirë nga mushkonjat, mjafton truku i thjeshtë me limon

Si të shpëtoni njëherë e mirë nga mushkonjat, mjafton truku i thjeshtë me limon

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar