• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ekzekutoi Madrit Ulqinakun pas konfliktit banal, autori 18-vjeçar është nipi i personazhit me emër

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ekzekutoi Madrit Ulqinakun pas konfliktit banal, autori 18-vjeçar është nipi i personazhit me emër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Elbasanin.

Pranë stadiumit të qytetit, u vra me pistolete me silenciator pas një debati të çastit, 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.



Ndërkohë policia ka zbardhur dinamikën e atentatit.

Sipas uniformave blu, vrasja është krhyer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ndërsa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë 18-vjeçari Ejdin Dino (i arrestuar) dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i cili është shpallur në kërkim nga policia së bashku me autorin e ngjarjes.

mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç,  E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi  H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

-E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas

U përleshën për një burrë, e pësojnë keq dy gratë shqiptare. Njëra në burg, tjetra në spital

Para

Atentati me 2 viktima/ Kush e “tradhtoi” Shpati Lenën, 37-vjeçari nga “Çolja” nuk ekspozohej në Vlorë

Para
Atentati me 2 viktima/ Kush e “tradhtoi” Shpati Lenën, 37-vjeçari nga “Çolja” nuk ekspozohej në Vlorë

Atentati me 2 viktima/ Kush e “tradhtoi” Shpati Lenën, 37-vjeçari nga “Çolja” nuk ekspozohej në Vlorë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar