• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Dy viktimat e atentatit në Vlorë të skeduar nga policia, njëri subjekt i OFL, ndërsa tjetri 37-vjeçari u kap 5 muaj më parë nga “Shqiponjat”

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Dy viktimat e atentatit në Vlorë të skeduar nga policia, njëri subjekt i OFL, ndërsa tjetri 37-vjeçari u kap 5 muaj më parë nga “Shqiponjat”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy personat që mbetën të vrarë sot në atentatin e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë nuk janë emra të panjohur për policinë.

Mësohet se ata janë të skeduar më parë.

Bëhet fjalë për Shpati Lenën, 37-vjeç,  i cili prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në nëntor të 2019, pasi akuzohej për “moskallëzim krimi”.

Pavarësisht kësaj Lena lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm 5 muaj më parë, në operacionin “Ëaves” të forcave “Shqiponja” zhvilluar më 23 mars 2022, teksa mbante armë me vete.

Në aksionin që u finalizua në lagjen “24 Maji”, 37-vjeçari u arrestua së bashku me 50-vjeçarin Kristo Drolli, dhe 21-vjeçarin Ariel Kingji, i cili është kunati i Ermal Xhezos, që vuan ende dënimin për vrasjen e biznesmenit, në sherrin që ndodhi për një kalë.

Shpati Lena dhe Ariel Kingji ishin të dy të përfshirë në ngjarjen e cilësuar si “Masakra e Vlorës”, ndërsa gjatë arrestimit u janë gjendur armë zjarri në posedim.

Mbetet ende e paqartë sesi Shpati Lena ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë pas arresimit në muajin mars.

Ndërkohë, Haki Xhezo (vëllai i Ermalit) i njohur në Vlorë si “Bushi” është i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.

Më 2 korrik të vitit 2020, pasuria e 34-vjeçarit Haki Xhezo dhe vëllait të tij që ndodhet në burg është shënjestruar nga OFL.

Operacioni Forca e Ligjit u ndal asokohe në Vlorë duke i dërguar vëllezërve Xhezo formularin e deklarimit të pasurisë, për shkak se ishin persona me precedent penal të cilët kishin kryer krime në të shkuarën.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. E.Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  H.Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhej në njoftimin e OFL-së.

Pas

“Luftë e frikshme” Artan Hoxha paralajmëron pas atentatit në Vlorë: Ja çfarë ka ndodhur me autorët

Para

Shkaktoi aksidentin te “Kodra e Diellit”/ Merret vendimi për 29-vjeçaren, ja çfarë tha e përlotur në sallën e gjyqit

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar