• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Zjarret përvëlojnë Francën dhe Spanjën; shtohen vde kjet nga temperaturat e larta

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Zjarret përvëlojnë Francën dhe Spanjën; shtohen vde kjet nga temperaturat e larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Evropa është përfshirë nga një valë të nxehti dhe zjarre të shumta. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave po përpiqen të shuajnë zjarret në pyjet e Francës dhe Spanjës, ndërsa raportohet një rritje e madhe e rasteve të vdekjeve nga i nxehti. Komisioni Evropian ka përmendur ndryshimin klimatik si shkaktar të të nxehtit të pazakontë.

Zjarrëfikësit po përpiqeshin të dielën të vinin nën kontroll zjarret që kanë dalë jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, ndërsa Evropa po përjeton një valë të pazakontë të nxehti të shkajshëm. Autoritetet në Madrid thonë se është shtuar numri i vdekjeve nga i nxehti.



Dy vatra të mëdha zjarri që po djegin pyjet me pisha prej gjashtë ditësh pranë qytetit Bordeaux në Francën jugperëndimore kanë detyruar evakuimin e rreth 14 mijë personave, shumë prej të cilëve gjendeshin në kampe pushimi përgjatë bregdetit. Një ndër teknikat që po përdorin autoritetet është edhe hedhja e rërës së bardhë për të krijuar një lloj kufiri ndaj zjarrit për kilometra të tërë. Deri më tani mbi 10300 hektarë tokë janë djegur.

Me mbështetjen e njësive të emergjencave të ushtrisë, zjarrfikësit në Spanjë po përpiqen të shuajnë rreth 30 zjarre në pyjet në mbarë vendin. Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare të Spanjës njoftoi se ka mobilizuar tashmë shumicën e avionëve për fikjen e zjarreve. Shumë prej zonave të zjarreve janë zona të largëta me terren të ashpër kodrinor, ku mund të arrijnë me vështirësi ekipet e emergjencave.

Kushtet e thatësirës të krijuar në Gadishullin Iberik pas mbërritjes javën e kaluar të një mase ajri të nxehtë nga Afrika, e kanë bërë rajonin më të ekspozuar ndaj zjarreve, disa prej të cilëve mund të jenë vënë edhe qëllimisht.

Deri më tani, nuk ka patur vdekje nga zjarret në Francë apo Spanjë. Ndërsa në Portugali një pilot humbi jetën kur u rrëzua avioni me të cilin po luftonte flakët.

Ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë të jenë në nivele të pazakonta, vdekjet nga i nxehti janë rritur. Bashkimi Evropian ia atribuoi ndryshimit klimatik valën e të nxehtit.

Në Spanjë vala e dytë e të nxehtit ka sjellë në shumë zona temperatura në 43 gradë celcius. Sipas institutit spanjoll që regjistron vdekjet nga temperaturat, pati 360 viktima vetëm për pak ditë gjatë periudhës 10 – 15 korrik, ndërkohë që gjatë periudhës pararendëse kishin qenë vetëm 27 vdekje të tilla.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët edhe në pjesë të tjera të Evropës, si në Hungari, Kroaci dhe në ishullin grek Kretë. Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në Britani, ku autoritetet kanë bërë paralajmërimin e parë “të kuq” për të nxehtin ekstrem që pritet gjatë të hënës dhe martës.

Pas

Atentati në Fushë-Krujë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkon në vendngjarje

Para

Tronditet bota e automobilizmit, ish-piloti i nohur i ‘NASCAR’ vri tet nga një i pastrehë

Para
Tronditet bota e automobilizmit, ish-piloti i nohur i ‘NASCAR’ vri tet nga një i pastrehë

Tronditet bota e automobilizmit, ish-piloti i nohur i ‘NASCAR’ vri tet nga një i pastrehë

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar