• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbardhet itinerari i Brilant Martinajt dhe miqve të tij para masakrës! Kush i tradhtoi të rinjtë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Zbardhet itinerari i Brilant Martinajt dhe miqve të tij para masakrës! Kush i tradhtoi të rinjtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga masakra në Fushë Krujë, ku e ekzekutuan me breshëri plumbash tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e më pas u dogjën brenda makinës. Gazetarja Klodiana Lala zbardh itinerarin e lëvizjes së viktimave, para ekzekutimit mafioz me mbi 90 plumba te mbikalimi i Fushë Krujës.

Tre viktimat kanë drekuar së bashku në Fushë Krujë, para se të shkonin te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër, shoqëruar nga një mik i tyre, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.





Gazetarja Lala raporton se punonjësi i servisit iu ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punën me makinën dhe se i duhej edhe ca kohë për ta riparuar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, punonjësi i servisit është shprehur se “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan”.
Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku janë gjendur përballë breshërisë së plumbave. Qëndrimi i viktimave te servisi në zonën e Tapizës është edhe momenti i fundit ku ata shfaqen në kamerat e sigurisë.

Lidhur me këtë, prokuroria ka dyshime të forta që Brilant Martinaj të jetë tradhtuar nga ndonjë person, ndaj dhe po heton jo vetëm punonjësin e servisit, por edhe një person tjetër, i njohur nga organi i Akuzës, që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu, një tjetër provë, që mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e masakrës, është edhe njëra nga armët e gjetura në vendngjarje, e cila rezulton të jetë e modifikuar, ndaj dhe ekspertët po hetojnë të gjejnë se ku mund të jetë modifikuar arma, gjë që mund të çojë në gjurmët e autorëve. Ekzistojnë dyshimet e forta që personi që i ka shoqëruar me makinë drejt servisit mund të ketë dhënë informacion, pasi në vendngjarje viktimat nuk kanë bërë asnjë manovër, as shpejtësi, as shenja frenimi, as përplasje, thjesht janë gjendur përpara breshërisë së plumba.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në Nikël, menjëherë pas masakrës së trefishtë, RENEA ka verifikuar se pjesa më e madhe të personave të shoqëruar, të cilët janë me rekorde kriminale, rezultojnë të jenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.

Pas

Momente tmerri/ Shikoni se si balona me turistë bie nga 80 metra lartësi

Para

E frikshme/ Shqiptari infektohet me lijën e majmunit

Para
“Lija e majmunit” Ja sa e rrezikshme është dhe si duhet të mbrohemi

E frikshme/ Shqiptari infektohet me lijën e majmunit

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar