• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U kap me snajper në makinën luksoze me targa angleze, ja çfarë zbuloi policia në shtëpinë e ish-efektivit të RENEAS

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
U kap me snajper në makinën luksoze me targa angleze, ja çfarë zbuloi policia në shtëpinë e ish-efektivit të RENEAS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vijuar aksionin duke kontrolluar një banesë të marrë me qira nga ish-efektivi i Reneas, Remal Rada, i cili u arrestua ditën e hënë pasi në automjetin me të cilin ai po udhëtonte u gjet një çantë e mbushur me armë luftarake, ku vëmendjen e mori një snajper dhe fishekët e kalibirit 10mm që përdoren për llojin e armës pistoletë “Glock 20”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Radës kanë gjetur një arsenal armësh.





Mësohet se në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Kujtojmë se ditën e hënë në pranga ranë shtetasit Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç gjatë operacionit policor të koduar “Double strike”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se gjatë mbrëmjes së të hënës kishin vënë në pranga shtetasit Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç gjatë operacionit policor të koduar “Double strike”.

Ndërkohë, policia ka vijuar aksionin “Double Strike” duke bërë krehjen e një banese të marrë me qira nga Rada në zonën e Selitës, ku është zbuluar një arsenal i vërtetë ushtarak.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Double strike”, nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e marrë me qira nga njëri prej shtetasve të arrestuar ditën e djeshme, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.

Ditën e djeshme u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të operacionin policor të koduar “Double strike”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. R., 39 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetaseve, kanë zbuluar një banesë të marrë me qira nga shtetasi R. R.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Pas

FOTO/ Vr asësit zbrazën karikatoret për 120 sekonda, ja vendi në Milot ku u vr a Klisman Preçi

Para

Kryemadhi dorëzon prova të reja në SPAK: Erion Veliaj ka shkelur ligjin për inceneratorin e Tiranës

Para
Kryemadhi dorëzon prova të reja në SPAK: Erion Veliaj ka shkelur ligjin për inceneratorin e Tiranës

Kryemadhi dorëzon prova të reja në SPAK: Erion Veliaj ka shkelur ligjin për inceneratorin e Tiranës

Të Gjitha

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

nga Fast News
09:30 | 14/07/2025
0

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

nga Fast News
09:00 | 14/07/2025
0

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

Pas Sazanit zbulohet vendi tjetër ku Trump do të ndërtojë kulla

nga Fast News
08:30 | 14/07/2025
0

Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

Spektakli, mesazhi dhe çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo!

nga Fast News
08:00 | 14/07/2025
0

Recent News

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

09:30 | 14/07/2025
Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

Njoftimi i OSHEE: Asnjë lidhje me rrjetin e energjisë për ndërtimet pa leje

09:00 | 14/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar