• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thellohet skandali/ Flet një tjetër “pronare” e një kompanie të lidhur me inceneratorët: S’kam shtëpi, jo më biznes

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Thellohet skandali/ Flet një tjetër “pronare” e një kompanie të lidhur me inceneratorët: S’kam shtëpi, jo më biznes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër çift të moshuarish rezulton që të jenë ‘miliarderë’ të një kompanie që bënte evazion fiskal me inceneratorët. Bëhet fjalë për çiftin Rruzhdije e Shkëlqim Meta, për të cilët thuhet se iu është shitur kompania që ka kryer rreth 30 milionë euro evazion fiskal.

E moshuara tha se nuk ishte në dijeni të faktit se kishte një kompani, ndërsa pohon se nuk njeh asnjë person. Mes të tjerash zonja pohon se ajo është në gjendje të vështirë financiare, ndërsa shton se lajmin që i kishte dalë emri si pronare kompanie e kishte marrë vesh nga mediat.





“Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di. Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.”– tregon Ruzhdije Meta”- tregon zonja për Syri.tv.

Biseda

Gazetarja: Përshëndetje si jeni? Me zonjën Ruzhdije Meta po flas?

Ruzhdije Meta: Po

Gazetarja: Desha t’ju pyes nëse jeni në dijeni që keni dalë si biznesmene e një kompanie për inceneratorët?

Ruzhdije Meta: Po e kam parë në televizor.

Gazetarja: Kishit dijeni ju për këtë?

Ruzhdije Meta: Jo, nuk dinim asgjë.

Gazetarja: A dyshon që mund të të ketë marrë dikush ndonjë kartë ID, ndonjë numër?

Ruzhdije Meta: Nuk e di, çfarë s’po bëhet në këtë dynja.

Gazetarja: Apo keni firmosur diçka?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Shkëlqim Meta është bashkëshorti juaj?

Ruzhdije Meta: Po, po.

Gazetarja: Domethënë, ju që të dy, Shkëlqim Meta dhe Ruzhdije Meta keni dalë si biznesmenë. Edhe për burrin tuaj e keni marrë vesh?

Ruzhdije Meta: Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. NE rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. NE nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.

Gazetarja: Sa veta jeni në familje?

Ruzhdije Meta: Vetëm ne të dy jemi, burrë e grua.

Gazetarja: Po si jua kanë marrë të dhënat, a keni ndonjë dyshim?

Ruzhdije Meta: Nuk dimë asgjë. Po kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë.

Gazetarja: Për patronazhistët e keni fjalën?

Ruzhdije Meta: E kur dolën lloj lloj të dhënash karte ID atëhere, se di.

Gazetarja: Ata emrat që kanë dalë nuk e di i keni parë në televizor, që ju kanë përfshirë?

Ruzhdije Meta: Nuk njoh asnjeri aty.

Gazetarja: Dashamir Ymeraj e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Eneidi Zeqo e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.

Gazetarja: Keni menduar ta hidhni në gjyq?

Ruzhdije Meta: Të shikojmë njëherë. Të gjejmë kush janë njerëzit, pastaj të bëjmë diçka.

Gazetarja: Ju nuk keni shtëpi apo jo? Jetoni tek vëllai?

Ruzhdije Meta: Unë jetoj tek vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi.bw

Pas

Dy profesorët e njohur të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, promovojë librin “Kriza e tretë”

Para

4 mitet më të mëdha rreth burrave që s’duhet t’i besoni më

Para
4 mitet më të mëdha rreth burrave që s’duhet t’i besoni më

4 mitet më të mëdha rreth burrave që s'duhet t'i besoni më

Të Gjitha

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

nga Fast News
21:34 | 09/08/2025
0

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
09:00 | 09/08/2025
0

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

nga Fast News
08:30 | 09/08/2025
0

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
08:00 | 09/08/2025
0

Recent News

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

21:34 | 09/08/2025
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

09:00 | 09/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar