• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Tha jam beqare”, hyri si ndërmjetës për të njohur Martin Çeçon dhe vajzën e byrektores, dëshmia kontradiktore e shokut të viktimës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Tha jam beqare”, hyri si ndërmjetës për të njohur Martin Çeçon dhe vajzën e byrektores, dëshmia kontradiktore e shokut të viktimës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmjetësi mes 26-vjeçarit Martin Çeço  dhe vajzës që ai pëlqente, e cila punonte në një byrektore, duhet të ishte shoku i tij Rezart Dokolli.

I riu i kishte kërkuar mikut që të fliste me Borën dhe ti tregonte se sa shumë e pëlqente dhe se kishte dëshirë ta njihte.



Por hyrja e Rezart Dokollit në këtë histori e bën akoma më komplekse atë çfarë ka ndodhur.

Në një rrëfim për emisionin “Uniko”, ai tregoi nuk kishte komunikuar asnjëherë me vajzën që Martin Çeço pëlqente dhe se së bashku me 26-vjeçarin kishin shkuar që t’i kërkonin dorën për martesë tek i ati i saj në fshatin Goskov.

Por në një përballje me vajzën, kjo e fundit ka pohuar se Rezart Dokolli shkonte shpesh te puna e saj madje në një rast iu është shprehur se dëshironte t’i thoshte diçka, por kishte hezituar t’ia tregonte.

Vajza tregoi se Dokolli kishte komunikuar me shefin e saj të punës dhe i kishte thënë se ishte vetë ai që e pëlqente vajzën, duke mos përmendur në asnjë rast Martin Çeçon.

Rezart Dokolli: S’kam folur me këtë vajzën

Bora: I sigurt që s’ke folur me mua?

Rezart Dokolli: Po. S’kam folur, thjesht e njoh atje.

Bora: Po, ka folur. Unë e njoh, ai vinte te puna. S’më ke thënë mua ti të të bëj një pyetje dhe më pas më ke thënë lere fare?

Rezart Dokolli: Jo nuk mbaj mend.

Bora: Nuk i ke thënë ti pronarit tim që do i thuash asaj vajzës? Po të jetë për ty që ti më ke kapur dhe më ke thënë, unë jam i sigurt që më ke thënë se unë ty të njoh dhe pronari im ty të njeh. Unë kam qenë duke pastruar tavolinën dhe më ke thënë të të bëj një pyetje. Po të kam thënë unë. Dhe pastaj më ke thënë nuk ta bëj tani.

Rezart Dokolli: Nuk kam bërë, nuk mbaj mend. Jo, jo, unë kam dy fëmijë

Këtë gjë e konfirmoi edhe shefi i Borës, po ashtu në një ballafaqim me babain e dy fëmijëve, por ky i fundit i mohoi këto pretendime.

Por ka një kontradiktë në rrëfimin e tij, pasi në një video të regjistruar nga 26-vjeçari pa dijeninë e tij teksa bisedonin së bashku, Rezart Dokolli i tregon se “kishte komunikuar me vajzën” dhe se ajo i kishte thënë që “ishte beqare”.

Regjistrimi mes dy shokëve:

Martin Çeço: Dëgjo tani, do më thuash drejtë si të tha? Jam shumë kurioz

Rezart Dokolli: Unë të thashë bre tashi

Martin Çeço: E, po fol

Rezart Dokolli: Unë e pashë atje, më tha s’kam nge të llafosem, se kam këtë mbesën

Martin Çeço: E pashë, tha ëëë?

Rezart Dokolli: Siç të thashë unë, kshu kshu… beqare jam.

Martin Çeço: Tha vetë ajo, jam beqare?

Rezart Dokolli: Ke ti? Jo

Martin Çeço: Si the ti, ke ëëë?

Rezart Dokolli: Ke ndonjë? Jo. Ti e pe atë çupën që të thashë unë, që ishte me mbesën

Martin Çeço: Kur vajte? Si i the o Zarti?

Rezart Dokolli: Po kshu i thashë unë, kshu, kshu, kshu

Martin Çeço: Ai djali të pëlqeu

Rezart Dokolli: Çfarë do më thoshe më tha mua?

Martin Çeço: Për këtë i thoshe? I the

Rezart Dokolli: I thashë?

Martin Çeço: E çfarë tha pastaj? S’tha që më pëlqeu?

Rezart Dokolli: Mirë më tha, por sot kam punë. Nesër nuk dua të të them…

Martin Çeço: Mbahet mend kjo që do bëhet Zarti. Po për Zotin, unë jam shumë i gëzuar. Po për Zotin, se di ti sa i gëzuar jam. U bë kjo, nuk të lë unë o shoku ç’ke tashi. I the që unë s’ja thoja dot se kishte njerëz

Rezart Dokolli: I thashë unë, e mirë e bëre

Martin Çeço: I thanë që jam djalë i mirë është shumë i mirë, tha apo jo?

Rezart Dokolli: Tha juve bashkë erdhët pak a shumë

Martin Çeço: Tha që po më shikonte? Tha kështu? Çfarë thoshte?

Rezart Dokolli: Nuk thoshte ajo, nuk thoshte

Martin Çeço: E si tha kur ta lëmë tashi këtë?

Në historinë komplekse, janë të përfshira dy vajza, Bora e byrektores (e cila pëlqehej nga i ndjeri) dhe Martina Pajollari, e cila konsiderohet si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e të riut.

Ndërsa enigmë mbetet se kush i ka thënë Martin Çeços se vajza që punonte në byrektore quhej Tina Pajollari, kur në fakt janë dy vajza të ndryshme.

Pas

Nuk e dinë ç’është korrektësia, këto 3 shenja të horoskopit janë gjithmonë me vonesë

Para

Europol bën namin/ Arreston mbi 130 persona, ja për çfarë akuzohen

Para
Europol bën namin/ Arreston mbi 130 persona, ja për çfarë akuzohen

Europol bën namin/ Arreston mbi 130 persona, ja për çfarë akuzohen

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar