• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sulmi ndaj e-Albania/ Nga pensionet, banka, ID-të deri te fermerët, hakerat fshijnë serverat virtualë ku ruhen të dhënat tona!

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Sulmi ndaj e-Albania/ Nga pensionet, banka, ID-të deri te fermerët, hakerat fshijnë serverat virtualë ku ruhen të dhënat tona!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak ditë pasi sulmi i fuqishëm kibernetik paralizoi të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar dhe kur kryeministri Rama dha garanci se të dhënat nuk janë prekur, një faqe online e quajtur “HomelandJustice.ru” (“Drejtësi për Atdheun”) ka publikuar një pjesë nga të dhënat, dokumentet dhe e-mailet e institucioneve të rendësishme shqiptare.haaaakkeratat

Megjithëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse ky grupim mund të ketë lidhje me hakerat që sulmuan sistemin e-Albania, në këtë faqe ata kanë marrë përsipër sulmin dhe shpjegojnë se përse goditën Shqipërinë.



“Kemi kryer #Sulmet Kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”, shkruhet në faqe, duke bërë thirrje kundër disidenteve iranianë, të cilët janë strehuar në Manëz të Durrësit.

Faqja online ka në ballinë flamurin shqiptar dhe poshtë me titullin e madh; konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit apo fundit i zjarrit duke iu referuar Samitit Botëror të Iranit të Lirë, që ishte planifikuar për t’u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3”, në Manzë, por u shty nga organizatorët për arsye sigurie, që lidhen kërcënime e komplote ndaj muxhahedinëve, deri në një njoftim të mëtejshëm.

Edhe vetë ambasada amerikane ngriti alarmin se kishte sinjale për sulme gjatë këtij samiti. Faqja online është mbyllur në AKEP për hapësirën shqiptare, por para se ajo të mbyllej, Panorama.al aksesoi disa nga publikimet më kryesore.

Në faqe janë vendosur një sërë kategorish, ku në secilin prej tyre janë publikuar materialet të rëndësishme të institucioneve shqiptare.

Ato nisin që me emërime punonjësish në administratë, shkresa nga AKSHI, shkresë të vetë drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, dokumente nga Ministria e Infrastrukturës apo edhe kërkesë për të vizituar kompaninë prodhuese turke të dronëve të famshëm “Bayraktar”.

Në publikimin e të dhënave nuk mungojnë as ato të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku hakerat i listojnë njëri pas tjetrit siç duket edhe në videon e krijuar në faqen homelandjustice që për hapësirën shqiptare është mbyllur nga AKEP. Ndërsa bien në sy edhe përdorimi i hashtagëve MEK- shkurtimi i organizatës se Muxhahedineve.

Në këtë faqe nuk mungojnë as certifikata e martesës së një çifti shqiptar, pasaportat e shtetasve të huaj siç është rasti i dy ukrainasve të cilët janë vaksinuar me Sinovac në Sarandë.

VAKSINA

Megjithëse kryeministri Rama garantoi se “sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit”, hakerat kanë publikuar një video ku tregojnë se si fshijnë mbi 30 servera virtualë ku janë të ruajtur adresat zyrtare, skema e pensioneve, të dhënat nga Ministria e Jashtme, të dhënat nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kur ruhen edhe të dhënat e fermerëve që kanë bërë aplikimin për të marrë subvencione nga shteti.

del1 Në videon e shqyrtuar në këtë faqe dallohet se fshihet edhe serveri që mban modulin e një prej bankave, duke rrezikuar seriozisht të dhënat dhe kredencialet bankare.

Gjithashtu, hakerat fshijnë nga sistemi edhe atë që quhet ‘Goverment Gateway’, e cila bën shpërndarjen dhe transferimin e të gjithave të dhënave duke nisur nga të dhënat e gjendjes civile, dëshmisë së penalitetit, të dhënat nga Tatimet apo NIP-tet e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndërkaq, një nga ish-punonjësit e E-Albania, i cili kërkon të mbetet anonim thekson për Panorama.al, se marrja nën kontroll e këtyre serverëve është dëm i jashtëzakonshëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe mbrojtjes së të dhënave. Ndërsa shpjegon se çfarë ndodh me dëmtimin e serverëve.

“Sapo e pashë videon ku paraqitet fshirja e makinave virtuale hyper-v, u trondita kur pashë në listë dy serverat virtual që nga pikëpamja teknike janë më të rëndësishmit. Nuk mund t’ju tregoj cilët janë. Marrja nën kontroll e këtyre serverave është dëmi më i madh i shkaktuar në infrastrukturën e shtetit tonë për sa i përket mbrojtjes së të dhënave.

Këto servera shërbejnë për të kryer rrugëzimin e të gjithë informacionit sensitiv dhe josensitiv të institucioneve shtetërore të lidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit. E thënë shkurt, çdo institucion që kërkon një të dhënë të caktuar, pyet pikërisht këto servera, të cilët rrugëzojnë në institucionin që e ka të dhënën – autoriteti që disponon informacionin – dhe ia servir institucionit kërkues.

Edhe vetë portali qeveritar e-Albania merr dhe dërgon informacione në institucione të ndryshme duke përdorur këto 2 servera. Në rast se ata dëmtohen, institucionet dhe portali qeveritar e-Albania nuk shkëmbejnë dot të dhënat mes tyre e për rrjedhojë bllokohet aktiviteti i qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Më vjen keq që depërtimi i keqbërësve ka arritur gjer në këtë shkallë.

Në gjykimin tim, vendimi drejtuesve për të rivendosur në punë infrastrukturën pa kryer një analizë teknike të thelluar, është tepër e nxituar, dhe, rrit mundësinë e përsëritjes së ngjarjes. Mendoj se veprimet e nxituara të shoqëruara me mungesën e softuerëve anti-virus, përbën shkelje të disiplinës”, shprehet ish-eksperti e-Albania.

Ashtu siç deklaroi pak ditë më parë kryeministri Rama pas sulmit që rrëzoi për 3 ditë të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve shqiptare qëndrojnë shtete dhe jo hakera të rëndomtë, edhe ekspertë të ndryshëm kanë ngritur alarmin se në këtë rast është vendosur në rrezik siguria kombëtare.

“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”, shkroi dje eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Ndërkaq, faqja online në kategorinë e Tweet-eve paralajmëron se do të ketë një goditje të radhës ndaj të dhënave të shtetit shqiptar dhe shtetasve shqiptarë teksa shkruan se “ata që janë në pushtet ju kanë gënjyer, ata janë të gjithë të korruptuar dhe gënjeshtarë, kjo është vetëm një pjesë e të dhënave të hakuara, goditja e Madhe vjen së shpejti”. Panorama

Pas

Kjo është mënyra më efektive për të mësuar gjëra të reja, mund t’ua sugjeroni edhe fëmijëve

Para

Kryeministri Rama “përzë” Ahmetajn nga qeveria, e shkarkon nga detyra

Para
Kryeministri Rama “përzë” Ahmetajn nga qeveria, e shkarkon nga detyra

Kryeministri Rama "përzë" Ahmetajn nga qeveria, e shkarkon nga detyra

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar