Nga Christoph Görtz
Lajmet për një rritje të madhe të page, mund t’ju nxitin të rezervoni restorantin më të bukur që keni pranë për të festuar, apo t’ju inkurajojnë të shkoni dhe të bëni blerje në një qendër tregtare, edhe para se shtesa e pagës të depozitohet në llogarinë tuaj bankare.
Studimet më të fundit, tregojnë se në thelb kjo është ajo që ndodh edhe në një shkallë më të gjerë ekonomike, kur raportohen lajme në lidhje me teknologjitë e ardhshme. Pritshmëritë në lidhje me përparimet teknologjike, janë të lidhura me një pasuri më të madhe në të ardhmen.
Kur shohim teknologji të reja si rrjetet celulare 5G, apo dronët që do të shpërndajnë produktet nga ajri, mendojmë se ato mund ta ndryshojnë thelbësisht jetën tonë të përditshme, ashtu siç kanë bërë më herët interneti dhe telefonat inteligjentë.
Dhe ashtu si me shembullin e mësipërm të rritjes së pagës në të ardhmen, kjo i inkurajon njerëzit të shpenzojnë pikërisht tani, duke e rritur PBB-në edhe përpara se teknologjia e re të jetë realisht e disponueshme. Ky hulumtim mund të na ndihmojë të kuptojmë se si titujt e lajmeve mbi normat e interesit, ndikojnë në të ardhmen e ekonomisë.
Ne lexojmë gati çdo ditë dhe mësojmë mbi përparimet e teknologjike, të cilat na japin shpresë për një pasurim më të madh në të ardhmen dhe për një cilësi jetese më të mirë, qoftë ky një lloj i ri telefoni, mjete më të mira për video-konferenca apo edhe zhvillimin eteknologjive që e ndryshojnë jetën e njeriut si vaksinat mRNA apo automjetet elektrike që drejtohen vetë.
Por ne nuk presim që këto teknologji të reja të bëhen të disponueshme, në mënyrë që të nisin të ndikojnë në jetën tonë. Sjellja jonë ndryshon edhe vetëm për shkak të pritshmërisë sëpërparimeve të ardhshme teknologjike, pasi ato na bëjnë të parashikojmë një të ardhme më të mirë në aspektin ekonomik.
Edhe studimi im, tregon se ne shpenzojmë më shumë para në të tashmen. Ekonomistët i kanë studiuar prej më shumë se 100 vitesh këto lloj ndryshime të sjelljes si reagim ndaj lajmeve, duke propozuar me teori të ndryshme rreth ndikimit mbi parametrat kryesore ekonomike sikurse është PBB-ja.
Megjithatë, mjetet dhe të dhënat e nevojshme për t’i matur këto ndikime ekonomike, po bëhen gjithnjë e më të disponueshme dhe të sakta. Hulumtimi im së bashku me Kristofer Gannga Universiteti Karlton dhe Tomas Lubik i Rezervës Federale, përdor teknika të reja statistikore, metoda dhe burime të dhënash për të treguar se lajmet mbi përparimet e ardhshme teknologjike, shkaktojnë vazhdimisht një bum të fortë në ekonomi.
Duke analizuar të dhënat e thuajse 40 viteve në SHBA, ne zbuluam se lajmet e teknologjisë së ardhshme, mund të përbëjnë deri në 50 për qind mesatarisht të luhatjeve të PBB-së në atë kohë. Kjo sepse pritshmëritë për përparimet teknologjike janë të lidhura me një pasuri më të madhe në të ardhmen.
Dëgjimi mbi teknologjinë e re, na bën të ndihemi më të pasur në të tashmen, dhe ashtu si në shembullin e mësipërm të rritjes së pagave në të ardhmen, çon në shpenzime më të larta, edhe para se teknologjia të jetë e disponueshme.
Kjo është në përputhje me gjetjet ekzistuese të studimit tonë, sipas të cilit krizat apondryshimet e parashikuara në ekonomi – ato që priten për shkak të lajmeve ose njoftimeve të mëparshme – kanë më shumë gjasa të shkaktojnë luhatje të ciklit të biznesit, sesa krizat epaparashikuara të produktivitetit.
Nuk ka asnjë dyshim:ne kemi ende nevojë të kuptojmë më mirë dimensionet e shumta që çojnë në rregullime të pritshmërive bazuar tek lajme të caktuara, si dhe efektin e tyre mbiekonomi. Nga ana tjetër, është ende shumë herët për të përcaktuar të gjitha forcat ekonomike që ishin në lojë gjatë recesionit të Covid-19.
Por studimi ynë sugjeron se lajmet pozitive mbi teknologjinë, mund ta kenë zbehur efektet e një recesioni të rëndë të shkaktuar nga Covid-19, dhe të kenë nxitur pjesërisht një rimëkëmbje fillestare ekonomike pas pandemisë.
Zhvillimet teknologjike për të cilat dëgjuan njerëzit në atë kohë, varionin nga zhvillimi i vaksinave mRNA, deri tek efikasiteti i fituar nga video-konferencat. Zbulimi se pritshmëritëtona mbi teknologjitë e ardhshme, janë një faktor i rëndësishëm që nxit bumet dhe recesionet,mund të zbatohet edhe për lloje të tjera informacioni të ri.
Tek e fundit, nuk janë vetëm lajmet për teknologjitë e ardhshme, ato që ndikojnë mbi ciklet e biznesit. Sot çmimet e mallrave, vendimet mbi normat e bankës qendrore dhe zhvillimetinflacioniste, janë ndër lajmet që diktojnë më shumë pritshmëritë tona për të ardhmen. Mendimi mbi këto çështje, ndikon në vendimet tona të përditshme ekonomike, gjë që ka një efekt të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme. Kur bankat qendrore shpallin synimin e tyre për të rritur normat e interesit – siç sinjalizoi së fundmi Banka Qendrore Evropiane se do të bëjë në korrik, dhe Banka e Anglisë e ka njoftuar tashmë këtë hap – bankat e nivelit të tyre fillojnë të përgatiten për të rritur normat e interesit për kreditë, ashtu edhe për depozitat e kursimeve.
Pra, me të dëgjuar lajmet për një rritje të mundshme të normës në të ardhmen, pronarët e shtëpive që i kanë marrë me kredi, fillojnë të marrin në konsideratë kalimin tek një normë fikse më një normë mujore më të ulët, dhe me një maturim më të gjatë në kohë të kredisë. Po ashtu ata mund të nisin të lëvizin paratë e tyre nga tregu i aksioneve tek mekanizmat e kursimit të lidhura më drejtpërdrejt me rritjen e normave të interesit. / “The Conversation” – Bota.al