• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto” E moshuara që mbledh kanoçe tregon çfarë i thanë në SPAK

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto” E moshuara që mbledh kanoçe tregon çfarë i thanë në SPAK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Merita Hajdari është e moshuara që dyshohet se i kanë përdorur identitetin, për të bërë veprime me miliona euro për kompanitë e inceneratorëve.

E ftuar në programin “Të paekspozuariti”, ajo ka rrëfyer se si e mori vesh që është përfshirë në këtë skemë.



Hajdari foli dhe për takimin me zyrtarët e SPAK.

Hajdari tha se kërkon drejtësi dhe të merret vesh se kush e ka futur në këtë histori, ndërkohë rrëfeu vuajtjet e mëdha në jetën e saj.

Merita Hajdari: Jam 56 vjeç. Banoj te lagjia 10. Unë para kam vetëm 10 mijë lek që kam marrë borxh sot. Unë nuk kam fare para. Unë jam me invaliditetin. Nuk kam lek.

Ylli Rakipi: Kur e more vesh që je e pasur me letra?

Merita Hajdari: Ka nja tre ditë. Më marrin njerëzit e mi në telefon. E shikojnë te Syri. Thonë çohu se ke dalë në televizion, sikur kam bërë falsifikime dokumentash me biznese. Kam ndejtur shumë e shqetësuar. Ngrihem në mëngjes, marr djalin dhe cunin e xhajës dhe iki te rajoni 3. I thashe kam dalë në këtë lajm. Ku i kam këto biznese unë? Si ka dalë emri im në televizor. Një shef më thotë duhet të shkosh te drejtoria e policisë. Shkoj atje, flasin në telefon dhe më thonë motër ti je e pastër. Unë thashë kam frikë dhe dua të sqaroj.
Më thanë do të shkosh te drejtoria e madhe te Brryli, një godinë me xhama. Shkoj atje, ata nxorrën një palë letra, katër biznese, fruta perime, hekuri… Edhe sot ka dalë një kompani tjetër, janë bërë pesë. Ku i kam unë këto? Ata thonë 5.5 milionë, po ku marr vesh unë nga këto. Të paktën të më japin edhe mua një biznes.

Aleksandra Bogdani: Këtu dalin katër kompani, tregëtim materialesh duralumini, etj. Pra, është pak a shumë si funksionojnë këto skema, që blejnë beton dhe shesin oriz përshembull.

Ylli Rakipi: Çfarë i kanë bërë zonjës që ne kemi këtu?

Aleksandra Bogdani: Duhen hetime për të kuptuar. Me aq sa kam parë, është përdorur emri i zonjës për një kompani në letër, nuk është kompani që ekziston, nuk ka seli dhe puntorë.

Ylli Rakipi: Si ti kanë marrë të dhënat?

Merita Hajdari : Votimi i parë, unë vajta në lagje dhe thanë do votoni. Unë them nuk votoj se nuk kam kartë. Edhe më kanë bërë kartën. Unë firma kam bërë vetëm në bashki, për strehim, si person i pastrehë. Edhe te tatimet, më kanë dhënë këto letrat.

Ylli Rakipi: Ti u nise drejt SPAK-ut vetë. Pse?

Merita Hajdari: I kam thënë ku është më e madhja, që të ankohem. Vajta atje, ishte një gazetare përjashta. I kam thënë dua të sqaroj këtë çështje. Ata të zyrave më dëgjuan dhe dolën te dera. I thashë atyre, nja dy burra ishin. Ishte një zyrë dhe i thashë, kjo fotografi ka dalë në televizor. Për çfarë akuzohem? Më tha rri e qetë se nuk je ti me këto gjëra. Të ishe me probleme, ne nuk të linim.

Ylli Rakipi: Pra SPAK-u e kuptoi direkt që je e pafajshme?

Merita Hajdari: Po. Pastaj unë dola jashtë. Thashë do kërkoj drejtësi edhe më lartë.

Ylli Rakipi: Po ku do vazhdoje ti?

Merita Hajdari: Unë dua drejtësinë time. Jam fukareshë, unë nuk dua këto rëndesa të dal në gjithë botën.

Pas

5 gabime që nuk duhet të bëni kur përgatisni gjellë me mish

Para

Prometeu: Krijuesi i njerëzimit që e vodhi zjarrin nga Perënditë

Para
Prometeu: Krijuesi i njerëzimit që e vodhi zjarrin nga Perënditë

Prometeu: Krijuesi i njerëzimit që e vodhi zjarrin nga Perënditë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar