• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rokada në Policinë e Shtetit/ Gledis Nano lëshon ultimatumin e prerë për drejtuesit të lartë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Rokada në Policinë e Shtetit/ Gledis Nano lëshon ultimatumin e prerë për drejtuesit të lartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka prezantuar sot paradite disa ndryshimë në rangun e lartë të Policisë të Shtetit.

Mësohet se me urdhër të  Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtuesi i Lartë Albert Dervishaj lirohet nga detyra e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm emërohet Drejtor/Dekan në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë.



Drejtues i Lartë Tonin Vocaj lirohet nga detyra e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe emërohet Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Drejtues i Parë Neritan Nallbati, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

Gjatë prezantimit, Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të emëruar në detyrë, angazhim dhe përkushtim në detyrat e reja, me qëllim dhënien e impulseve të reja punës në strukturat që do të drejtojnë.

Pak ditë më parë, po me urdhër të Ministrit të Brendshëm është liruar nga detyra Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin është emëruar Saimir Boshnjaku, i cili ka marrë edhe gradën Drejtues i Lartë.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në vend gjatë javëve të fundit, ndërkohë që vijojnë të jenë të pazbardhura.

Pas

Bitcoin’s Main Rival Ethereum Hits A Fresh Record High: $425.55

Para

Si të pastroni dërrasën e prerjes së mishit – Mënyrat natyrale në shtëpi

Para
Si të pastroni dërrasën e prerjes së mishit – Mënyrat natyrale në shtëpi

Si të pastroni dërrasën e prerjes së mishit – Mënyrat natyrale në shtëpi

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar