• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pse gjatë verës ndihemi më të lodhur, më të acaruar dhe nuk kemi aq oreks sa në dimër

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Pse gjatë verës ndihemi më të lodhur, më të acaruar dhe nuk kemi aq oreks sa në dimër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ndihemi pak si të këputur, më të zbrazur nga energjitë dhe më të acaruar se zakonisht. Ndoshta keni vënë re se edhe kolegu ose kolegia ka të njëjtin problem. Po ashtu dhe shumica e njerëzve që keni takuar së fundmi. Është i gjithi faji i vapës që rrit temperaturën e trupit dhe modifikon sjelljen tonë. Tre mjekë francezë: Rémi Mifsud, Alexandra Murcier, Xavier Ballongue shpjegojnë fenomenin për “Madame-Le Figaro”.

Nxehtësia ndikon në mënyrë direkte në lodhjen tonë. “Kur bën shumë vapë, temperatura e trupit rritet. Kështu, trupit i duhet të shpenzojë energji për ta rregulluar”, shpjegon Alexandra Murcier. Ky aksion provokon goditje lodhjeje, dhimbje koke dhe ndonjëherë edhe të përziera. Po ashtu edhe humbja e hidratimit dhe në veçanti humbja e kripërave, përmes djersitjes, sjell lodhjen e trupit.

“Kur djersijmë, humbja e këtyre dy elementëve shkakton një kolpo tensioni. Kështu që, duhet kompensuar duke përzier pak kripë në një shishe me ujë. Kujdes që ta pini në sasi të vogla, që të mos provokoni prishjen e ekuilibrit të ujit në gjak, pasi nuk do të ndiheni mirë”, thekson Dr. Rémi Mifsud.

Ulen aftësitë sportive

Nëse temperaturat tregojnë 30 gradë, mos tentoni të thyeni rekorde të reja në palestër. “Kapacitetet tona muskulare zvogëlohen me rritjen e nxehtësisë. Do të lodheni, do të keni më pak rezistencë, sidomos nëse nuk konsumoni ujë”, thotë dietologia Alexandra Murcier. “Rikuperimi është i vështirë dhe humbasim pak nga reflekset tona. Kështu, nuk mund të ecim më shpejt”.

Humbje oreksi

Në të vërtetë, nuk është se ne kemi më pak uri, por vetëm se trupi ynë ka nevojë për më pak kalori për shkak të temperaturave. Gjithashtu, dëshiron të hash më lehtë. Në dimër, përkundrazi, trupi djeg më tepër kalori për t’u ngrohur, çka rrit edhe ndjesinë e urisë. Ndërsa tani, trupi është më shumë “i zënë me punë” të ulë temperaturat sesa të ushqehet. Ai eviton të bëjë përpjekje të tjera, si ai i të ngrënit dhe të treturit.

Humor i keq

Kur temperaturat ndryshojnë, kjo ndikon në humorin tonë. Sipas Rémi Mifsud “kur djersijmë fillojmë dhe ndihemi keq. Konkluzioni: irritohemi dhe bëhemi me nerva shpejt”. Temperaturat e larta na bëjnë nervozë, më shumë se ç’jemi zakonisht. Por dr. Ballongue ndalet që të nënvizojë edhe efektet pozitive të diellit. “Në përgjithësi dielli ka më shumë efekte pozitive se negative. Ju ngre moralin dhe është një antidepresiv i shkëlqyer”.

Rënia e libidos

Nëse rikthimi i diellit në pranverë përgjithësisht “i çmend” hormonet, të nxehtët e verës mund që të frenojnë dëshirën seksuale. “Kur bën më shumë se 30 gradë celsius në hije, nuk kemi dëshirë që të kemi një aktivitet seksual intensiv. Temperatura ndikon në formën tonë dhe mund të shkaktojë një rënie momentale të libidos”, thotë Alexandra Murcier.

Revista Living

Pas

Kush janë aleatët e Amerikës në Ballkan

Para

Ngrihen dyshime në Greqi, një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni

Para
Ngrihen dyshime në Greqi, një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni

Ngrihen dyshime në Greqi, një pluhur misterioz mbulon vendin ku u rrëzua avioni

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar