• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Prokuroria pret dëshminë e Brahimit” Atentati në Milot, zbulohet kush ishte objektivi

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Prokuroria pret dëshminë e Brahimit” Atentati në Milot, zbulohet kush ishte objektivi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Policia dhe Prokuroria e Kurbinit nuk kanë mundur të sigurojnë dëshminë e Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e së premtes mbrëma në qendër të Milotit. Ai po merr trajtim në Spitalin e Traumës, dhe sipas burime nga bluzat e bardha, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, në Reanimacion.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se 46-vjeçari është tentuar të merret në pyetje nga dy oficerë të krimeve të rënda, por për shkak të komplikacioneve, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë.

Për policinë, Brahimi ishte objektiv i atentatit, ku ai u plagos dhe mbeti i vrarë fqinji i tij, Klisman Preçi.

Grupi hetimor ka rindërtuar edhe një herë dinamikën se si ndodhi krimi, duke kërkuar për prova të reja në vendngjarje që mund t’i çojë ata drejti identifikimit të atentatorëve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugicën pranë pallatit ku Brahimi dhe Preçi banonin. Autorët i pritën për 10 minuta në rrugicën përballë dhe sapo mjeti i blinduar i objektivëve të tyre mbërriti, agresorët u afruan dhe qëlluan me breshëri plumbash. Drejtues i mjetit ishte 46-vjeçari Brahimi, ndërsa pasagjer viktima Preçi.

Atentatorët u afruan armët tek dritaret e mjetit dhe plumbat depërtuan pasi ishin blindëshpues. E gjithë skema e krimit ka ndodhur në rreth 3 minuta, ndërsa autorët pasi u larguan prej andej, makinën “Audi” autorët e dogjën në Gramëz të Krujës, bashkë me dy armë kallashnikovë brenda.

Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja, ndërsa në makinën e blinduar që lëvizte Brahimi dhe Preçi nuk u gjetën sende të jashtëligjshme.

Më herët ata u kanë shpëtuar atentateve, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur në 17 korrik në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata, dhe Besmir Hoxha.

Pas

Ulen infektimet/ Pandemia në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat për ditën e sotme

Para

Tjetër dorëheqje nga Presidenca, Begaj vendoset në dijeni për largimin e këshilltarit

Para
Tjetër dorëheqje nga Presidenca, Begaj vendoset në dijeni për largimin e këshilltarit

Tjetër dorëheqje nga Presidenca, Begaj vendoset në dijeni për largimin e këshilltarit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar