• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mark Lynas

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur zbatimin e njëtaktikë të re, duke u përpjekur ta shantazhojë botën përmes privimit nga ushqimet. Duke bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, dhe duke ndaluar eksportin e të korrave të jashtëzakonshme të grurit në tregjet botërore, Putini po përdor kërcënimin e urisë ndajvendeve në zhvillim të varura nga importi, si një taktikë për të kërkuar lehtësimin e sanksioneve.





Mënyra e vetme për ta përballuar këtë shantazh, pa e zhytur në një zi buke jugun e botës – në mungesë të masave të suksesshme për të hequr bllokadën – është kursimi i burimeve ushqimore gjetkë. Në një raport të ri për grupin mjedisor pro-shkencës “RePlanet”, unë listoj 5 mënyrat kryesore për t’iu kundërvënë këtij shantazhi.

1. Hiqni bllokadën ruse

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është të kërkohet nga Putini të heqë bllokadën, në mënyrë që të eksportohet gruri i Ukrainës. Siç është shprehur drejtori i Programit Botëror tëUshqimit, Dejvid Bizli:“Për momentin, kapanonet e grurit në Ukrainë janë plot. Ndërkaq, 44 milionë njerëz në mbarë botën janë në prag të urisë.

Ne duhet t’i çlirojmë këto porte, në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës.” Përdorimi i urisë si një taktikë ushtarake, është një krim lufte. E gjithë bota duhet ta dënojë atë, dhe të mobilizohet për të këmbëngulur që Putini të lejojë hapjen e porteveukrainase”.

2. Stop përdorimit të drithit për funksione të tjera përveç ushqimit

Sipas të dhënave më të fundit, Evropa djeg ekuivalentin e 15 milionë bukëve çdo ditë nëpërmjet përdorimit të grurit si lëndë e parë për biokarburantet e lëngëta. Në fillim këto lëndë djegëse supozohej të ishin “të rinovueshme”, dhe me emetime të pakta të karbonit në atmosferë.

Por tani të dhënat sugjerojnë se ndikimi i tyre mbi klimën, mund të jetë edhe më i keq se ai i karburanteve fosile. Ne në “RePlanet” llogarisim se rreth një e pesta (20 për qind) e eksporteve totale të grurit të Ukrainës, mund të zëvendësohet nëse i jepet fund përdorimit të grurit evropian për prodhimin e etanolit për makinat dhe kamionët.

Ky është ushqimi që mund të ushqejë jugun e botës. Megjithatë, ai po vazhdon të digjet nga evropianët e pasur në makinat e tyre. Kjo mund dhe duhet të ndalet menjëherë, siç pokërkojnë tani edhe liderët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë .

3. Hani më pak mish

Më pak 1/3 treta e drithërave në Evropës konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit. Shumica shkon për ushqimin e kafshëve. Me proteinat alternative dhe fermentimin e saktë, bota po ilargohet edhe këtij përdorimi joefikas të burimeve. Kalimi tek dietat me bazë bimore, mund të përmirësojë shëndetin tonë, dhe të kursejë sasi të mëdha toke dhe ushqimesh.

Nëse evropianët do të përgjysmojmë konsumin e mishit, ne llogarisim se do të kurseheshin 80 milionë tonë drithëra, shumë më tepër se 55 milionë tonë eksporte të drithërave të Ukrainës para luftës.

4. Heqja e ndalimeve për aplikimin e gjenetikës në mbarështimin e të korrave

Ndalimet jo–shkencore të Evropës ndaj transgjenikës dhe teknologjive të modifikimit të gjeneve tek të korrat, kanë sjellë një humbje të madhe të produktivitetit. Kjo do të thotë se më shumë ushqime të përdorura në Evropë duhet të importohen nga gjetkë, duke rritur çmimet e mallrave, dhe duke lënë pa ushqim njerëzit më të varfër të botës.

Një studim ka treguar se përfitimet mesatare të rendimentit nga gjenerata e parë të kulturave të modifikuara gjenetikisht ishin 22 për qind, me përfitimet më të mëdha në vendet në zhvillim. Nëse një rritje e prodhimit prej vetëm 20 për qind do të zbatohej në prodhimin e drithit në Evropë, kjo do të rriste të korrat me 55 milionë tonë, shifër e barabartë me eksportet e Ukrainës para luftës.

5. Të anulohet kalimi tek bujqësia organike

Strategjia e re e BE-së “Farm to Fork”, kërkon që 25 për qind e tokës bujqësore të Evropës, t’i nënshtrohet bujqësisë organike deri në vitin 2030 (shkalla aktuale është 7.5 për qind). Kjo mund të jetë vërtet më e mirë për kafshët në ferma, për shkak të reduktimit të plehrave sintetike dhe pesticideve.

Por pa plehra kimike, dhe pa masa të besueshme për të reduktuar infektimet nga dëmtuesit, fermat e bujqësisë organike do të pësojnë humbje të mëdha në produktivitet, mesatarisht rreth 40 për qind krahasuar me fermat tradicionale që njohim sot.

Për shkak se ushqimi duhet të vijë nga diku, kjo do të thotë se më shumë bujqësi organike do të rritë importet, duke vënë nën një presion çmimet, duke çuar në gjetjen e tokave të reja dhe humbjen e biodiversitetit diku tjetër. Për të gjitha drithërat të kombinuara, ne llogarisim se një zhvendosje në nivelin 25 për qind të prodhimit organik do të reduktonte me 20 milionë tonëprodhimin e drithërave në Evropë. / “Alliance for Science” – Bota.al

Pas

Me urdhër të Gledis Nanos/ Shkarkohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, ja kush e zëvendëson

Para

Nuk do ta njihni/ Humbi 10 kilogramë për dy muaj, Rozana Radi zbulon sekretin e rënies nga pesha

Para
Nuk do ta njihni/ Humbi 10 kilogramë për dy muaj, Rozana Radi zbulon sekretin e rënies nga pesha

Nuk do ta njihni/ Humbi 10 kilogramë për dy muaj, Rozana Radi zbulon sekretin e rënies nga pesha

Të Gjitha

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

nga Fast News
10:25 | 08/07/2025
0

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

nga Fast News
10:11 | 08/07/2025
0

Përfitimet ekonomike dhe sociale të Shqipërisë nga momenti i mirë politik 2021-2025

Përfitimet ekonomike dhe sociale të Shqipërisë nga momenti i mirë politik 2021-2025

nga Fast News
10:06 | 08/07/2025
0

Recent News

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

10:50 | 08/07/2025
Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

10:25 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar