• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri, ja cila është një nga arsyet kryesore

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri, ja cila është një nga arsyet kryesore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ka bërë progress prej dekadash, Shqipëria vazhdon të përballet me probleme serioze strukturore në ekonominë e saj dhe mungesë politikash funksionale.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Banka Botërore dhe IFC mbi sektorin privat në Shqipëri, i cili analizon sfidat kryesore me të cilat përballen bizneset shqiptare, identifikon mundësitë për të forcuar konkurrencën e tyre dhe paraqet opsionet e politikave të dizajnuara për të përmirësuar kontributin e tyre në rritjen dhe diversifikimin ekonomik.

Duke u mbështetur në provat nga sondazhet e fundit, raporti thekson kufizimet nga normat e larta të taksave, burokracitë nga administrata tatimore, informaliteti i përhapur.

Informaliteti në Shqipëri nënkupton joefikasitet produktiv dhe një kulturë evazioni fiskal dhe mosrespektimi të ligjeve.

Që nga shitësit ambulantë, e deri të disa markete lagjes, por jo vetëm, askush nuk lëshon kupon tatimor. Kjo do të thotë më pak para në arkat e shtetit dhe për rrjedhojë, më pak investime publike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

I pranishëm në vendin tonë në forma të ndryshme, si biznese të paregjistruara, evazion fiskal apo punonjës të padeklaruar me qëllim uljen e taksave dhe detyrimeve ndaj organeve tatimore, informaliteti sjell një konkurrencë të pandershme dhe dëmton bizneset që deklarojnë 100% të aktivitetit të tyre financiar dhe paguajnë rregullisht TVSH.

Kryesisht, informaliteti është i pranishëm në subjekte të vogla apo të mesme, sidomos ato të shitjes së mallrave me pakicë. Kjo bën që bizneset transparente të sakrifikojnë marzhin për të qenë konkurrues në çmimet e shitjes tek konsumatorët. Konsumatorët nga ana tjetër, e paguajnë “shtrenjtë” produktin e lirë, duke humbur garancinë e rishitësit të autorizuar dhe duke rrezikuar të blejnë produkte të falsifikuara. Mosdeklarimi i punonjësve, mospagesa e pagave minimale të detyrueshme dhe organizimi i tregtisë me qellim mosdeklarimin e detyrimeve tatimore, prek ndjeshëm industrinë e tregtisë dhe shërbimeve.

Kategoria më e prekur është ajo e celularëve, e ndjekur nga veshjet. Më shumë se 50% e tregtimit të celularëve kryhet pa deklaruar, nëpërmjet furnizimit alternativ, si bagazhe personale të padeklaruara në doganë. Gjatë 2020, u pa një rritje informaliteti në sektorin e celularëve për shkak të lëvizjes së kufizuar prej pandemisë, si dhe stokut të limituar nga vetë markat. Ndërkohë, në 2021 u pa përsëri një rritje e informalitetit.

Informaliteti frenon dhe bizneset e mëdha ndërkombëtare që të vijnë në Shqipëri, duke qenë se nuk duan të përballen me konkurrencën e pandershme të punës në të zezë.

Roli kryesor për minimizimin e informalitetit i takon shtetit, i cili nëpërmjet lehtësimit të taksave, ndihmon bizneset transparente që të konkurrojnë dhe të zhdukin tregun e zi. Forcimi i kontrollit të shtetit dhe institucioneve përkatëse për vërtetimin e statusit të shitësit të autorizuar, marketimit dhe deklarimeve transparente, penalizon bizneset informale deri në mbylljen e aktivitetit të tyre tregtar.

Pas

Buzëqeshja: Çelsi i lumturisë. Si t’i qeshim jetës?

Para

“Jam shpallur non-grata dhe nga Britania e Madhe” Sali Berisha njofton lajmin në konferencë me gazetarët

Para
“Jam shpallur non-grata dhe nga Britania e Madhe” Sali Berisha njofton lajmin në konferencë me gazetarët

“Jam shpallur non-grata dhe nga Britania e Madhe” Sali Berisha njofton lajmin në konferencë me gazetarët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

nga ro ot
10:52 | 10/02/2026
0

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

nga Fast News
18:30 | 09/02/2026
0

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

nga Fast News
18:15 | 09/02/2026
0

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

nga Fast News
17:39 | 09/02/2026
0

Recent News

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

10:52 | 10/02/2026
Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

18:30 | 09/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar