Ndoshta një prej vendeve më të përparuara të botës, qoftë si një demokraci e avancuar, qoftë si një vend inovativ, apo edhe si vendlindje e shumë personaliteteve që dhanë kontribut të madh botëror në shkenca e arte.
Holanda, vendi i tulipanëve, vendi prej të cilit kemi shumë për të mësuar, e që mendojmë se një dozë e mirë mençurie e këtij populli mund të gjendet i kompaktësuar në thëniet e tij.
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me thëniet më të bukura holandeze.
Ne i lexojmë të gjitha komentet tuaja, ndaj presim të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë pëlqeve më së shumti.
Në një punë janë të rëndësishme tri gjëra: të fillosh, të vazhdosh dhe të mbarosh.
Duhet të kesh më shumë se një shigjetë për një hark.
Një grua e vetme në qytet bën më shumë zhurmë se njëqind burra.
E puthura nuk vuloset në ballë, por në zemër.
Është art i madh të mbetesh i mençur në mesin e të marrëve.
Është vështirë të mbash një maskë për një kohë të gjatë.
Fal shumë, ai që di shumë!
Fëmijët e vegjël janë si dhembje koke, ndërsa fëmijët e mëdhenj – si dhembje zemre.
Kur djalli hyn në Kishë, rrin në altar.
Kush don të lozë me macen, të presë edhe gërvishtjen.
Kush nuk fillon nga e para, vështirë të arrijë në fund.
Kush s’ndihmon veten, nuk meriton të ndihmohet nga të tjerët.
Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.
Marrëzia ka krahët e shqiponjës dhe sytë e bufit.
Mëshira ndaj ujqërve është padrejtësi ndaj deleve.
Pema që bën kokrra të mira rritet ngadalë.
Pula më me kënaqësi e bën vezën aty ku gjen edhe një tjetër.
Shtëpia me komshinj të mirë vlen më shumë sesa floriri.
Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar.
Zoti e bëri oqeanin, por holandezët e bënë Holandën.
Zoti nuk paguan çdo javë, por ai paguan në fund./ Shkollaesuksesit.com