• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndryshohet projekti Super League/ Juventus, Real Madrid e Barcelona vendosin: Meritokraci e fazë grupesh

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ndryshohet projekti Super League/ Juventus, Real Madrid e Barcelona vendosin: Meritokraci e fazë grupesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër miqësore do të luhet natën mes të shtunës dhe të dielës.

Numërimi mbrapsht ka nisur: Juventus dhe Real Madrid do të takohen në Kaliforni.

Turneu Veror i nënshkruar nga tre ekipet Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do të inkurajohet nga një tjetër lëvizje: vazhdimi i projektit të Super League, i vendosur në ngrirje pas kundërshtimit të ashpër të UEFA-s, por asnjëherë i lënë mënjanë nga tre klubet disidente.

Sipas Tuttosport, tre presidentët (Agnelli, Perez dhe Laporta) janë duke punuar për një format “më meritokratik”: një strukturë grupore, e aftë për të akomoduar promovime dhe rënie, e hapur për të gjithë.

Hapi i parë për t’i zbuluar projektin e ri botës do të varet rreptësisht nga verdikti i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë – i parashikuar mes 2022 dhe 2023. Në fillim të korrikut, të tre klubet kishin denoncuar një “abuzim të pozicionit dominant” nga ana e UEFA-s në lidhje me cështjen e Super League. Një ide që kishte marrë dhe mbi të gjitha kundërshtimin e shumicës së qeverive kombëtare dhe opinionit publik. Prandaj, grupi i vogël i klubeve kundërshtarë të UEFA-s ka sjellë në jetë një version më të lehtë dhe më të tretshëm, shumë të ngjashëm me formatin e ri të Champions.

Modeli i ri do të ketë dy grupe me 14/16 ekipe, të ngjashme me konferencat në sportin amerikan. Largohet kështu sistemi i 12 ekipeve fikse, duke u hapur në një sistem më të gjerë dhe meritokratik. Në fakt, grupet janë të lidhura me një situatë promovimesh dhe rëniesh, që do të lejojë hapjen e Super Legue për të gjitha klubet. Për më tepër, turneu i ri do të zhvillohet paralelisht me kampionatet tradicionale, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë rrugë aksesi për kompeticionet ndërkombëtare. Super League do të trashëgonte kështu vlerat e theksuara evropiane, duke e riemëruar veten si Ligë e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo, pa harruar parimin kryesor të kompeticionit të ri: të ofrojë spektakël dhe nivel absolut futbolli në çdo ndeshje dhe në çdo ekran.

 

Pas

Analiza e mediave serbe: Ku na ka sjellë loja e dyfishtë e pushtetit me integrimin europian

Para

Pamje apokaliptike/ Stuhia përmbyt kazinotë dhe hotelet, rrugët shndërrohen në lumenj

Para
Pamje apokaliptike/ Stuhia përmbyt kazinotë dhe hotelet, rrugët shndërrohen në lumenj

Pamje apokaliptike/ Stuhia përmbyt kazinotë dhe hotelet, rrugët shndërrohen në lumenj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar