• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndodh edhe kjo/ Hackerat nxjerrin online dokumentet, janë vjedhur në e-Albania

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ndodh edhe kjo/ Hackerat nxjerrin online dokumentet, janë vjedhur në e-Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se pas sulmit që rrëzoi për 3 ditë të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve në vend qëndronin shtete dhe jo hakera të rëndomtë.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv.





Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit.

Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, – tha Rama.

Rama hodhi poshtë që qeverisë së tij i ishte vënë një gjobë dhe se nuk ishin cenuar.

Por duket se e vërteta është krejt ndryshe pasi online hakerat që sulmuan Shqipërinë kanë nisur të publikojnë dokumentet e marra në institucionet shqiptare.

Një faqe online e hapur vetëm pak ditë më parë në Rumani nën emrin “Drejtësia e Atdheut” ka nisur të nxjerrë një sërë dokumentesh që në pamje të parë nuk duket të mbajnë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ajo që bie në sy është se në krye të faqes qëndron një foto e madhe e madhe shoqëruar me titullin: “Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit”. Besohet se kjo është një mesazh për samitin “Irani i lirë” që do të mbahej në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit në 23 dhe 24 korrik, por që më pas u anulua pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane dhe kërkesës së qeverisë shqiptare.

Hakerat shkruajnë se: “Kemi kryer sulme kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”.

Dokumentet e publikuara online nga hakerat “Drejtësia e Atdheut” që besohet se janë marrë nga institucionet janë shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Madje në një rast është edhe një dokument i firmosur nga vetë drejtoresha e këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.

Hakerat, ende të panjohur se kush qëndron pas tyre kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të AKSHI duke i listuar njëri pas tjetrit.


Në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportave të dy shtetasve ukrainas si dhe të dhënat e tyre të vaksinimit me doza të Sinovac në Sarandë.

Një tjetër dokument që besohet se është marrë në e-Albania është një certifikatë martese e një çifti shqiptar ku duken qartë të dhënat e tyre personale. /Lapsi.al

Pas

“Edi Rama jep dorëheqjen!”, Vasili reagon mbi emërimet nepotike nga Gent Gazheli

Para

“Pupupu injoranca mbi ekran” Aida Shtino kap detajin në deklaratën e Arian Çanit

Para
“Pupupu injoranca mbi ekran” Aida Shtino kap detajin në deklaratën e Arian Çanit

“Pupupu injoranca mbi ekran” Aida Shtino kap detajin në deklaratën e Arian Çanit

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar