• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mos ndoshta standardi ‘ai, më i madh në moshë dhe ajo më e re’, po del nga moda?!

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Mos ndoshta standardi ‘ai, më i madh në moshë dhe ajo më e re’, po del nga moda?!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për gratë që janë në lidhje me burra/djem më të rinj në moshë ka gjithnjë një lloj paragjykimi ose frike. Është gjithmonë ajo shoqja që pyet: “Mos është shumë i papjekur?”

Paragjykimet ndodhin sigurisht edhet te personazhet e famshëm. Kur Olivia Wilde bëri publike lidhjen me Harry Styles, këngëtarin 10 vite më të ri – reagimet ishin të ashpra dhe si për çudi, personi (më) i gjykuar ishte aktorja.



Dhe ndërsa ekziston një listë e gjatë e standardeve të dyfishta lidhur me gjininë në marrëdhenie, që ekzistojnë ende në vitin 2022, është e sigurt të thuhet se lidhjet ku djali është më i madh në moshë janë të pranuara kulturalisht për gratë. Deri tani.

Sipas TikTok, standardi “burrë më i madh në moshë” apo “grua më e re” është jashtë (mode). Video virale qarkullojnë në platformë me tituj si “Përfitimet e një lidhjeje me një djalë më të ri se ty” dhe në përmbajtje përfshihen: mendje e hapur, gadishmëri për të provuar gjëra të reja, botëkuptime më feministe dhe – si një shaka virale në TikTok – flokë, shumë flokë!

Të famshëm që i janë bashkuar trendit, nga Kim K dhe Pete Davidson, të cilët kanë një diferencë moshe 13-vjeçare, tek e sapomartuara Britney Spears, 40 vjeç dhe bashkëshorti Sam Asghari, 28 vjeç, tregojnë se një burrë në moshë më të re, jo vetëm që është “miratuar” nga Tik Tok, por funksionoka dhe në jetën e vërtetë. Kujt do ia merrte mendja?!

Vlen gjithashtu të theksohet se Match bëri një anketë në vitin 2020 që zbuloi se 81% e grave janë të hapura për të dalë me dikë 10 vite më të vogël se ato. Dhe për burrat? 90% do donin të dilnin me një grua 10 vjet më të madhe.

Në rastin e Caitlin, një 31-vjeçare, që u njoh me një djalë 26 vjeç, gjërat shkuan mirë. Ajo u befasua këndshëm prej tij. Ajo që pëlqente më shumë te ai ishte dëshira për të bërë gjithnjë gjëra të reja në takimet e tyre dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për “gjëra seksuale”.

Jo vetëm që ishte inovativ me planifikimin e takimeve, por po kërkonte edhe diçka më serioze, thotë Caitlin.

“Para se ta njihja, po të më kishe thënë se ndonjë burrë nga mesi i viteve 20 do ta donte këtë, unë do të kisha qeshur.”
Të dy janë bashkë që prej asaj nate në lokal, ku u njohën.

Sipas Natalie Logan, drejtoreshë e komunikimit në Bumble, kjo mund të jetë për shkak të një rritjeje globale të ‘takimeve kuptimplota’ pas karantinimit dhe bllokimeve në gjithë botën, pavarësisht moshës. Në një sondazh të fundit me mbi 8,000 përdorues të aplikacionit, më shumë se gjysma (59%) e përdoruesve të Bumble, thanë se tani janë më të drejtpërdrejtë me partnerët për atë që kërkojnë.

Kate Balestrieri, një psikologe e licensuar dhe terapiste seksi e certifikuar, thotë se ka një arsye pse kjo dinamikë funksionon kaq mirë brenda dhomës së gjumit.

“Gratë në të 30-at, kanë më shumë gjasa të jenë në kulmin e tyre seksual,” thotë ajo për Bustle. “Ato gjithashtu dinë më shumë për atë që pëlqejnë dhe duan gjatë seksit dhe mund të ndihen më rehat duke e kërkuar.”
Sipas Balesterierit, djemtë më të rinj mund të jenë më të hapur për të dëgjuar në krahasim me bashkëmoshatarët e këtyre grave, të cilët (me vetëdije ose pa vetëdije) mund të ndihen më të pasigurt ose të përqendruar në kënaqësinë e tyre.

“Plus, meshkujt në të 20-at janë më afër kulmit të tyre seksual, që do të thotë se mund të ketë më shumë sinergji rreth dëshirës së dy palëve për seks.”
Ajo gjithashtu vë në dukje se dëshira e tyre për të kënaqur partneren mund të jetë për shkak se burrat që tani janë në fillim të mesit të të 20-tave u rritën me më shumë ekspozim ndaj barazisë gjinore dhe përmbajtjes seksuale pozitive.

Këshilla e saj për këdo që është i interesuar të eksplorojë një marrëdhënie seksuale ose emocionale me dikë më të ri është që të injorojë çdo stigmë dhe thjesht ta bëjë atë, gjithmonë nëse e ndjen dhe jo sepse “ky është trendi”.anabel

Pas

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, mediat greke: Kishin marrë pjesë në vra sjen e një oficeri policie

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 14 korrik 2022

Para
“Mbroni energjinë tuaj” Horoskopi i ditës së sotme, njihuni me parashikimin për 12 shenjat

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 14 korrik 2022

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar