• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Merrnin 6 mijë euro për person/ Goditet grupi që transportonte emigrantë, bazat e strehimit në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Merrnin 6 mijë euro për person/ Goditet grupi që transportonte emigrantë, bazat e strehimit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Dibrës finalizon fazën e tretë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.

Mësohet se pas hetimeve të thelluara uniformat blu kanë identifikuar dhe goditur një grup prej 15 personash.





Ata akuzohen se ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Sipas informacioneve janë ekzekutuar 8 masa sigurie “Arrest me burg”, 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”, dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë .

Arrest me burg

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit si mëposhtë:

A.H., 40 vjeç, banues në Krujë
A.F., 49 vjeç, banues në Tiranë.
A.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë.
A.M., 24 vjeç, banues në Kukës.
K.D., 18 vjeç, banues në Kukës.
M.O., 29 vjeç, banues në Kukës.

U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Sh.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe M.K., 40 vjeç, banues Tiranë.

Janë shpallur në kërkim policor shtetasit :
R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç, banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Detyrim paraqitje

Gjithashtu janë caktuar masat e sigurimit personal “Detryim paraqitje”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” , për shtetasit:
P.K., 68 vjeç; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.

Hetimet

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, të cilët ndiqnin itinerarin që fillonte nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, me qëllim transportimin e tyre, ku kundrejt pagesave të cilat fillonin nga 6000 euro për person, iu premtonin kalimin nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia me destinacion vendet e BE-së.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme monetare, automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, aparate celularë dhe pasaporta të shtetasve huaj. Janë identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë si dhe ëshë bërë i mundur dokumentimi i transfertave të parave në euro të kryera ndërmjet këtyre shtetasve, ku nga analiza e ketyre transaksioneve vihet re se vlerat monetare janë transferuar nga Greqia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e lindjes, të cilat kapin vlerën e 36.912 Euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Debatet për emrin/ Kuvendi merr vendimin e papritur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Para

“Ishte shpallur në kërkim” U gjet i pajetë në një pallat në ndërtim, policia identifikon viktimën

Para
“Ishte shpallur në kërkim” U gjet i pajetë në një pallat në ndërtim, policia identifikon viktimën

“Ishte shpallur në kërkim” U gjet i pajetë në një pallat në ndërtim, policia identifikon viktimën

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar