• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me çantë në krah, ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK, ja arsyeja

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Me çantë në krah, ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK, ja arsyeja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK. Ai do të merret në pyetje për koncesionin e shumëpërfolur të sterilizimit, pas hetimeve që kanë nisur vite më parë.

Siç shihet dhe nga foto, Beqaj është shfaqur paraditen e kësaj të hëne në SPAK, me një çantë të zezë në krah. Hetimet janë drejt fundit dhe pritet që në ditët në vazhdim SPAK të komunikojë përfundimin e tyre dhe personat që do të merren si të pandehur.

Dosja në fjalë ishte dhe rasti i parë që u dërgua zyrtarisht në Prokurorinë Speciale, menjëherë pas krijimit të saj, shkruan newsbomb.al. Nisma Thurje kallëzoi në dhjetor 2019 se koncesioni i sterilizimit ishte një aferë e dyshimtë korruptive.

Më parë është marrë në pyetje dhe mjeku orolog Artan Koni, si person që ka dijeni për këtë çështje. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë në SPAK dhe dy vite më parë, në 2020, ka thënë se kishte ndihmuar prokurorët me detaje sesi bëhej llogaritja në fushën e mjekësisë.

Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje dhe Saimir Kadiun. Ai ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për këtë koncesion që kishte vlerën e 100 milionë dollarëve. Po ashtu, në SPAK ka dëshmuar dhe ish-zv.ministri Rjepaj, për të paktën dy herë.



Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit, shkruan newsbomb.al.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Pas

Sherr i dhun shëm me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy persona

Para

“Për 2 mijë lek më vjen birra në shezlong”, gazetari i njohur reagon për çmimet në jug

Para
“Për 2 mijë lek më vjen birra në shezlong”, gazetari i njohur reagon për çmimet në jug

"Për 2 mijë lek më vjen birra në shezlong", gazetari i njohur reagon për çmimet në jug

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar