• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me çadra plazhi dhe flamuj shqiptarë, “Nisma Thurje” proteston në bregdet për plazhe 100% publike

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Me çadra plazhi dhe flamuj shqiptarë, “Nisma Thurje” proteston në bregdet për plazhe 100% publike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohësh, partia “Nisma Thurje” ka ndërmarrë iniciativën për të liruar plazhet e për t’i kthyer ata në 100% publike. Nëpërmjet një peticioni, kërkojnë që në Kuvend të miratohet një projekt-ligj për lirimin e hapësirave të plazheve nga subjektet private.

Njoftimi i plotë:





Në Shqipëri plazhet janë zaptuar në mënyrën me flagrante të mundshme nga oligarkët, biznesmenët e lidhur me politikën apo edhe nga familjarët e politikanëve. Jemi në fund të muajit korrik dhe shumica e familjeve shqiptare nuk nuk kanë bërë asnjë ditë plazh. E di përse? Sepse nuk i lejojnë të ngulin çadrën, i përzënë nga plazhi nëse nuk paguajnë shezllonit. E përse duhet të paguajnë, kur në të gjithë vendet e botës plazhet më të bukura janë falas? 60% e shqiptarëve sipas një barometri për Rajonin, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të bërë disa ditë pushime, përshak të kostove të larta.

Sot po kërkojmë që plazhet të jenë 100% publik. Nëpërmjet peticionit online, janë mbledhur mbi 10 mijë. Do të duhen edhe 10 mijë të tjera, të cilat jemi të sigurtë që do t’i tejkalojmë, për ta dorëzuar ne Parlament këtë kauzë të përbashkët. V.K.M-ja e menaxhimit të plazheve është një letër bakalli e cila nuk ka asnjë vlerë.

Përtej faktit se projektligji qendron mbi çdo V.K.M nga ana ligjore, ky vendim nuk respektohen. Privati ndonëse ka në menaxhim një pjesë të rërës, shtyhet akoma dhe më tepër padrejtësisht drejt pjesës që është lënë për publikun. Nuk respektohet distanca prej 7.5 metra nga shezlloni i fundit i biznesit e deri te vija e ujit që duhet të jetë për publikun, kështu e thotë V.K.M-ja. Privati ka zaptuar përtej çdo limiti, duke vendosur shezllona edhe aty ku nuk ka leje, edhe aty ku rëra i është lënë publikut.

Duke qenë se V.K.M-ja nuk na e zgjidh këtë problem, por na e shton edhe më tepër, ne propozojmë një projektligj i cili vendos pikat mbi “i”. Ndaj ne duam t’i japim fund kësaj marrëzie.

Ne nuk negocjojmë me ministrinë apo me qeverinë për kërkesën tonë. Nuk do të luajmë as lojë kungulleshkash për të marr nga 20%, ta kërkojmë 70%, dhe po s’na e dhanë 70%, të kënaqemi me 50% plazh publik. Jo, ne nuk po bëjmë pazar me tokën publike, me tokën e shqiptarëve që e kanë mbrojtur nga pushtuesit e huaj, e që tani duhet ta mbrojnë edhe nga pushtuesit vendas. Ne kërkojmë plazh 100% publik!

Protesta do të vijojë nga ne, nga qytetarët, në çdo qytet bregdetarë, përpara institucioneve ligjvënëse dhe në çdo formë për të kërkuar një të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët europianë. Ndaj, boll më me zaptimet dhe privatizimet e pronës publike. Boll më me këto metoda abuzive ku fitojnë vetëm një grusht njerëzish dhe humbin të gjithë shqiptarët.

Pas

Qeveria greke subvencionon karburantin për qytetarët, deri në 100 euro në muaj

Para

“Dua të të ndihmoj” Historia e trishtë, ja si ra vajza pre e mashtrimit dhe u trafikua

Para
“Dua të të ndihmoj” Historia e trishtë, ja si ra vajza pre e mashtrimit dhe u trafikua

“Dua të të ndihmoj” Historia e trishtë, ja si ra vajza pre e mashtrimit dhe u trafikua

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar