Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur për çmimin e shalqinit, duke iu bashkuar reagimeve të ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.
Ai foli gjithashtu dhe për një “kartel grumbulluesish”.
Panariti thekson nse grumbulluesit, stekën e çmimit e kanë ulur aty ku nuk mban dhe të bie më lirë ta lesh të kalbet në fushë se ta dorëzosh, sepse edhe ta vjelësh, ta çosh te grumbulluesi duhen para”.
Teksa shprehet se “Me vajtim e kërcënim nuk zgjidh gjë”, Panariti jep tre mënyra, që sipas tij, ndihmojnë për të zgjidhur këtë situatë.
Postimi i Edmond Panaritit:
Allishverishi i shalqinit.
Kartel, monopol, sekserë…. quajini si të dëshironi bizneset e grumbullimit të bostanit. e më gjerë.
Kjo nuk ndryshon gjë!
Ata bëjnë lojën e tyre… Bli lirë dhe shit shtrenjtë!
Loja padyshim është në kurriz dhe dëm të prodhuesve.
Grumbulluesit, Stekën e çmimit e kanë ulur aty ku nuk mban dhe të bie më lirë ta lesh të kalbet në fushë se ta dorëzosh, sepse edhe ta vjelësh, ta çosh te grumbulluesi duhen para.
Dhe ata nuk impresionohen fare nga çmimi i shalqinit në Luxembourg 12 euro, apo i qershive në Danimarkë 16 euro kg.
Hiç fare.
Çështja shtrohet : A ke fuqi dhe mundësi ta prishësh këtë gardh diskriminues dhe pengues në favor të fermerëve!
Po ose Jo!.. Kjo është përgjigja!
Me vajtim e kërcënim nuk zgjidh gjë.
Zgjidhje! Ka.
1.
Shteti kthehet në operator ekonomik, ju ble me çmim të arsyeshëm fermerëve bostanet dhe organizon eksportin e tyre … E bënte shteti komunist, jo keq… E kështu i le me gisht në gojë kartelet… Por vështirë se ndodh sot se jemi në tjetër sistem..
Por ka vënde që e kanë bërë.
2.
Shteti subvencionon bostanin në dorëzim te pikat e shitjes ta zemë për ç’do kg 5 lekë..
Ose nuk e rimburson TVSH në shitje me 6% por e rimburson me 20 %
Dhe ka të drejtën ti kapë për veshi grumbulluesit për çmimet diskriminuese të blerjes.
Mund të realizohet nëse ka vullnet politik dhe patriotik.
3. Shteti krijon bursën bujqësore, dhe bën zap spekulantët dhe monitoron kontratat.
Ja ku janë zgjidhjet…. Nëse ka vullnet dhe atdhedashuri.