• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jemi k ërcënuar me jetë” Kryebashkiakja e PS përfundoi në SPAK, flet qytetari që e denoncoi

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Jemi k ërcënuar me jetë” Kryebashkiakja e PS përfundoi në SPAK, flet qytetari që e denoncoi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 2 vitesh Petrit Braho me origjinë nga fshati Poshnje arriti të fitonte betejën ligjore me Bashkinë e Dimalit.

Ai tregon se në nëntor të vitit 2020, inspektorët e IKMT së Bashkisë me urdhër të kryetares, Juljana Memaj i shembën një godinë dhe në mënyrë të kundraligjshme.



Prona me certifikata të rregullta pronësie ju dha një shtetasi tjetër duke e favorizuar atë për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Petrit e Burbuqe Baho akuzuar penalisht në 2020 për “shpërdorim detyre”, “shkatërrim të pronës private”, “mashtrim” dhe “falsifikim” kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj dhe 2 punonjës të IMT-së së bashkisë Dimal.

Njërën prej këtyre kallëzimeve penale ndaj Juljana Memaj për shkak të mos kompetencës, Prokuroria e Rrethit Berat e përcolli në SPAK në 02.12.2020.

Sot pas një hetimi 2 vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e kësaj çështjeje dhe i ka dhënë të drejtë qytetarit Petrit Baho, pasi sipas provave shkresore dhe dokumenteve ligjore ka rezultuar e provuar dhe e faktuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi një shtetas tjetër, që ka ndërtuar pa leje në pronën e Petrit Bahos dhe në “tokë shtet” një resort dhe një klinikë mjekësore.

“Më në fund drejtësia u vu në vend. Kam fituar gjyqin dhe jam i gëzuar se prona ime do kthehet në vend se e kam me gjak” tha Braho.

Fillimisht u pretendua se ky shtetas (Ramadan Baho) e kishte marrë tokën me kontratë qiraje nga bashkia Dimal por kjo nuk u provua asnjëherë me anë të shkresave, ndërkohë që pasi i dëmtoi pronën Petrit Bahos me fadromat e saj, bashkia i tha se do të ndërtonte aty një kënd lojërash. Pasi faktet dhe provat nxorën fitues ndaj bashkisë Dimal qytetarin e dëmtuar Petrit Baho, kryebashkiakja e Dimalit Juljana Memaj dhe punonjësit e IKMT së bashkisë janë referuar për të dytën herë në SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Kallëzimi i parë në SPAK për kryebashkiaken Memaj është bërë nga çifti i dëmtuar Petrit dhe Burbuqe Baho në Dhjetor 2020, ndërkohë që këtë herë ka qenë gjyqtarja Adelajda Gjuzi që një kopje të vendimit të marrë prej saj ja ka dërguar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat për të hetuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga Nenet 248 dhe 186/1 dhe 3 të Kodit Penal, të kryera nga ana e punonjësve të bashkisë Dimal dhe kryebashkiakes.

Në përfundim të këtij gjykimi, gjyqtarja Adelajda Gjyzi ka vendosur që: bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen dhe bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit, ndërkohë që edhe shpenzimet e gjyqit ju ngarkuan fajtorit, bashkisë Dimal.

Të kënaqur me vendimin e marrë, bashkëshortët Petrit dhe Burbuqe Baho kanë pohuar se më në fund drejtësia u vu në vend dhe se ata fituan të drejtën e tyre mbi pronën që prej vitesh e zotërojnë me ligj.

“Edhe pse kemi 2-vjet që dergjemi gjyqeve, jemi kërcënuar me jetë nga kryebashkiakja Memaj dhe punonjësit e bashkisë sot jemi të lumtur sepse më në fund drejtësi u vu në vend”-,shprehen Kujtimi dhe Burbuqe Baho.

Pas

Pallate, pasuri dhe toka/ Sekuestrohet kompleksi i banimit në Tiranë, ja kujt biznesmeni i përket

Para

I zinte pamjen për liqenin/ “Çmendet” ish-portieri i Gjermanisë, i pret garazhin fqinjit me sharrë elektrike

Para
I zinte pamjen për liqenin/ “Çmendet” ish-portieri i Gjermanisë, i pret garazhin fqinjit me sharrë elektrike

I zinte pamjen për liqenin/ “Çmendet” ish-portieri i Gjermanisë, i pret garazhin fqinjit me sharrë elektrike

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar