Presidenti i vendit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në facebook, një foto teksa shihet duke qethur flokët te berberi.
Duket se kreu i shtetit po nis përgatitjet për lënien e detyrës si President dhe rifutjen në politikën aktive si kryetar i LSI-së.
“Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj!” , shkruan Presidenti Meta në mbishkrimin e fotos.
Kujtojmë se Presidentit Meta i mbaron mandati më 24 korrik, dhe kjo javë shënon 7 ditëshin e fundit në detyrën e kreut të shtetit. Por theksojmë se presidenti ka deklaruar se pritet të rikthehet në politikën aktive.