• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jam shpallur non-grata dhe nga Britania e Madhe” Sali Berisha njofton lajmin në konferencë me gazetarët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam shpallur non-grata dhe nga Britania e Madhe” Sali Berisha njofton lajmin në konferencë me gazetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur gazetarët në konferencë.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai deklaroi se ka marrë njoftim nga sekretari i Britanisë së Madhe, se është shpallur “non-grata” edhe nga ky shtet.

Sipas Berishës, mesazhi i ka ardhur në mënyrë konfidenciale, e megjithatë ai zgjodhi që ta bënte publik për të qenë transparent deri në fund me qytetarët. Kreu i PD-së tha se në pretendimet e Britanisë së Madhe thuhej se ai kishte lidhje me krimin dhe grupet krimianle, si dhe akte korruptive në rastin e biznesmenit Damir Fazlliç.

Berisha tha se ky vendim i Britanisë së Madhe është sponsorizuar nga George Soros dhe nga sekretari amerikan i shtetit Blinken.

Deklarata e plotë e Berishës: 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin.

Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët.

Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Pas

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri, ja cila është një nga arsyet kryesore

Para

“Mblidhni sa më shumë njerëz” Rama thërret manifestim në shesh më 28 korrik, zbardhet porosia për administratën

Para
“Mblidhni sa më shumë njerëz” Rama thërret manifestim në shesh më 28 korrik, zbardhet porosia për administratën

“Mblidhni sa më shumë njerëz” Rama thërret manifestim në shesh më 28 korrik, zbardhet porosia për administratën

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

nga ro ot
10:52 | 10/02/2026
0

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

nga Fast News
18:30 | 09/02/2026
0

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

nga Fast News
18:15 | 09/02/2026
0

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

nga Fast News
17:39 | 09/02/2026
0

Recent News

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

10:52 | 10/02/2026
Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

18:30 | 09/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar