• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Iu vodhën 500 mijë euro në banesë, kryefamiljari dyshon te vajza dhe dhëndri: Më thoshin ‘ku i ke provat?’

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Iu vodhën 500 mijë euro në banesë, kryefamiljari dyshon te vajza dhe dhëndri: Më thoshin ‘ku i ke provat?’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa kanë kaluar 3 vite nga grabitja e një shumë të pretenduar nga familja prej 500 mijë eurosh në 2019-ën në Fushë-Milot, kryefamiljari Taf Shabani lëshon akuza të forta për familjarët e tij. I moshuari, pohon se ka shumë dyshime se pas vjedhjes së kësaj shume qëndron familja e burrit të vajzës së saj.

Ai tha për emisionin ‘Uniko’ se vajza e tij dhe dhëndri ishin në dijeni të kasafortës. “Kasaforta ishte në kat të dytë të shtëpisë. Në dijeni të kasafortës ishte vajza ime, Violeta. E ka ditur dhe Vaidi, dhëndri. Kasaforta kishte 15 vite aty.”, tha kryefamiljari. Avokati i familjes, pohon se familja ka dyshime se autor i vjedhjes mund të jetë kunati i vajzës së tyre (vëllai i burrit).



“Ata nuk kanë lënë asgjë. I kanë marrë krejt paret. Edhe letrat e shtëpive dhe të tokës. Më pas letrat i pruri vajza dhe burri i saj 3-4 ditë pas ngjarjes.”, tha kryefamiljari.

Ai tha se dyshimet për vajzën dhe burrin e saj nisën pasi ajo solli dokumentet e shtëpisë dhe të tokës. “Për vajzën dyshova se pruri tapitë e tokës dhe të shtëpive. I la mbi kasafortë. Dhe më pas ikën. I shkova te shtëpia atij vëllait të parë, dhe i thash; ta kam dhënë me zakone. Ta kam dhënë me dasmë. I thash; ‘Ma ka bërë vëllai jot’. Ai më tha; ‘ndaç priti, ndaç vriti. Bëj ça të duash me ta’ tha. I shkova dhëndrit te shtëpia dhe më tha; nuk di gjë. Vajza më thoshte; ku i ke provat?!”, pohoi ai.

Ndërkohë avokati shton se; “Disa persona kanë qarkulluar atë ditë disa herë, targat e tyre duhet të jenë kapur diku në kamera, por nuk janë përfshirë në hetime.”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjetën kaq shumë para, kryefamiljari pohoi se ai bashkë me 3 djemtë kishin punuar në ndërtim në Itali për shumë vite. “Kam qenë bashkë me djemtë në Itali. Kam pasur mbi 18 punëtorë në atë kohë. Merrnim shumë pare. Janë kursime familjare. Kam 3 djem. Të tre i kanë sjell këtu. Unë me dy djemtë e mëdhenj në 2005-2006 punonim shumë në Itali. Në bankë s’i çonim se si bankat në atë kohë. Donim të bënim një dyqan ose një ndërtim, ndaj i kishim ruajtur ato lekë.”, tha ai.

Pas

Berisha nuk ndalet, paralajmëroi protesta deri në rrëzimin e Ramës por ja hapi i tij i radhës

Para

Zhupa debat me Shalsin për Butrintin te Komisioni i Ekonomisë, nervozohet keq Braçe: Boll tani…

Para
Zhupa debat me Shalsin për Butrintin te Komisioni i Ekonomisë, nervozohet keq Braçe: Boll tani…

Zhupa debat me Shalsin për Butrintin te Komisioni i Ekonomisë, nervozohet keq Braçe: Boll tani…

Të Gjitha

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Recent News

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025
Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

08:10 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar