• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Isha në shtëpi me brekë” Jul Deda nuk përmbahet ndaj ish-kryetarit të PD: Ja si më mashtroi Lulzim Basha

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Isha në shtëpi me brekë” Jul Deda nuk përmbahet ndaj ish-kryetarit të PD: Ja si më mashtroi Lulzim Basha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori Julian Deda ka treguar një episod me ish-kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit e thirri të bëhej pjesë e kryesisë së forcës më të madhe politike opozitare në vend, por siç thotë artisti, Basha e mashtroi edhe pse e kishte thirrur vetë.



I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Deda deklaroi se Basha ka patur një plan për shkatërrimin e PD si forcë politike.

Pjesë nga biseda:

Julian Deda: Ne kemi ecur tetë vjet në rërë, shumë e vështirë. Kemi mbështetur një person duke e ditur që ai nuk kishte për tu bërë kurrë një lider. Unë e kam thënë këtë edhe në 2017. Unë mendoj se e gjitha ishte një projekt, një plan nga ana e tij dhe çdo njeriu që ka mbështetur atë, për ta shkatërruar këtë forcë politike, për ta mbajtur gjithë jetën kështu siç është.

Ylli Rakipi: Atëherë i bie që Sali Berisha nuk paska qenë mirë, sepse mund ta ngrinte partinë në këmbë për ta hequr, jo pas dhjetë vjetësh…

Julian Deda: Kjo do të ishte më mirë të ndodhte që në 2017.

Ylli Rakipi: Ndoshta kështu i është dashur edhe doktorit. Pse pas dhjetë vjetësh e kuptoi ky?

Julian Deda: Epo tani iku kjo. Partia është në këtë situatë, nuk kthehemi dot mbrapa. Duhet të ishte bërë në 2017, kur u pa se po bëhej reprezalje në parti dhe mënyrën si i hoqi njerëzit dhe si i mashtronte. Dilnin nga zyra e tij 100 veta, dhe të gjithë ishin i dyti në Lezhë!

Ylli Rakipi: Ty të ka gënjyer ndonjëherë?

Julian Deda: Po patjetër. Më bie telefoni mua, Lul Basha2, kështu ia kisha shënuar, se kishte edhe të Hollandës. Isha në shtëpi, ora 3 e drekës. Alo! Po kryetar i them. Ku je mor burrë tha. Në shtëpi i tashë, jam me brekë po shoh film. Oooo tha, bravo bravo, a do vish të më takosh? Shkoj unë dhe e takoj. Më tha në 18:22, se këto orare caktonte ai.

Më thotë mua në zyrë, a do angazhohesh? I thashë si të angazhohem, unë vetëm brekët nuk i kam me logon e PD, se të gjitha i kam. Epo tha, do të bëjmë kryesinë e re dhe më duhesh të jesh aty. I thashë ok, po. Se e kishte edhe këtë ves, që thoshte i ofrova por nuk deshi. Që tja hiqja këtë, i thashë po.

Nejse më futi në garë dhe humba. Më thotë dikush atje, po ti nuk kishe bërë fare lobim? I thashë, po ca lobimi, unë isha me brekë në shtëpi, më mori më tha do futesh në kryesi, votimi ishte pas 3 ditësh. Pra kishte një mënyrë që të bënte ta urreje, duke qenë në shtëpi duke parë film. As i kërkoi njeri dhe as i tha njeri. Të merrte vetë dhe të gënjente.

 

 

Pas

“Në një punë janë të rëndësishme tri gjëra: të fillosh, të vazhdosh dhe të…” Thëniet më të bukura holandeze

Para

Gjobiten 25 drejtues mjetesh lundrimi, policia kufitare aksion në bregdetin e jugut

Para
Gjobiten 25 drejtues mjetesh lundrimi, policia kufitare aksion në bregdetin e jugut

Gjobiten 25 drejtues mjetesh lundrimi, policia kufitare aksion në bregdetin e jugut

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar