• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“I theu telefonin për xhelozi” Ekzekutimi i 37-vjeçares nga bashkëjetuesi, policia jep informacione të reja

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“I theu telefonin për xhelozi” Ekzekutimi i 37-vjeçares nga bashkëjetuesi, policia jep informacione të reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin detaje në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në  lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

Autor është 37-vjeçari Ramis Micika që ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila për pasoje ka gjetur vdekjen.





Policia e Elbasanit bën me dije se 4 ditë më parë, rreth orës 21:30, në Komisariatin e Policisë Elbasan është  paraqitur Jetlira Elezi, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj.

Nga ky moment uniformat blu bëjnë  të ditur se janë marrë të gjitha masat për rastin, ndërsa autori dhe viktima qëndronin në apartamente të ndryshme.

Ndërkohë, Ramis Micika vijon të jetë në kërkim nga policia pas krimit të rëndë të kryer.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan, ku dyshohet se shtetasi R. M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J. E., 37 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Më datë 26.07.2022 rreth orës 21:30 në Komisariatin e Policisë Elbasan është  paraqitur shtetasja J. E., 37 vjeçe, e cila ka deklaruar se ka konflikt për motive xhelozie me bashkëshortin e saj shtetasin R.M.

Menjëherë është njoftuar Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues është paraqitur avokati i kësaj zyre shtetasi E.Gj.

Nga ana jonë është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasi R.M. Shtetasja J.E., ka deklaruar se ka patur konflikt për motive  xhelozie  ku shtetasi R.M., i ka thyer telefonin e saj dhe për këtë arsye është paraqitur në Komisariat.

Shtetases pavarësisht se i është kërkuar të bënte kallëzim për dhunë në familje, nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe kërkoi ti plotësohet urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetërin.

Në prezencë  të avokatit është plotësuar  formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Gjatë kohës që të dy shtetasit kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë  dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin.

Shtetasit R.M., gjatë  intervistës  iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Shtetasit në konflikt kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit.

Gjithashtu shtetasja J.E., është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se shtetasja ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar.

Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me shtetasen J.E., e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në  Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me shtetasin R.M., i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën.

Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët

Shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit R. M. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas

“Boll u fshehe pas fustanit të grave dhe të mamit” Krahu i djathtë i Ilir Metës ngre 5 pyetje për Edi Ramën

Para

7 arsye bindëse pse duhet të lexojmë më shumë

Para
7 arsye bindëse pse duhet të lexojmë më shumë

7 arsye bindëse pse duhet të lexojmë më shumë

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar