• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Hiqni kufizimin e gazetarit” Organizatat ndërkombëtare letër Ramës: Jemi të shqetësuar për lirinë e shtypit në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Hiqni kufizimin e gazetarit” Organizatat ndërkombëtare letër Ramës: Jemi të shqetësuar për lirinë e shtypit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë organizata ndërkombëtare i kanë dërgur një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Ato kërkojnë që të hiqen kufizimet për gazetarin për të cilin Rama tha se nuk do të lejohej për 3 muaj të merrte pjesë në konferencat për shtyp të qeverisë.

Grupet shprehen shqetësim në lidhje me situatën.

Sipas tyre, këto kufizime arbitrare ndikojnë seriozisht në aftësinë e shtypit për të kryer rolin e tyre mbikëqyrës dhe për të kërkuar përgjigje për çështje sfiduese.“Organizatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes po ju shkruajnë për të shprehur shqetësimin tonë për vendimin tuaj të fundit për të ndaluar në mënyrë të njëanshme pjesëmarrjen e gazetarëve në konferencat e shtypit të qeverisë dhe për të kërkuar që ata t’i nënshtrohen “riedukimit” pasi ata drejtuan pyetje sfiduese për çështje me interes publik. Organizatat tona janë të shqetësuara se këto kufizime arbitrare ndikojnë seriozisht në aftësinë e shtypit për të kryer rolin e tyre mbikëqyrës dhe për të kërkuar përgjigje për çështje sfiduese. Ato janë gjithashtu emblematike e problemeve më të thella në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe pengimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur në Shqipëri, e cila renditet e 103-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke rënë çdo vit me 20 vende”, thuhet në letër.

Organizatat kërkojnë përmbajtje ndaj këtyre masave

Ndër të tjera, në letër theksohet se në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë. Ato bëjnë thirrje që të hiqen menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbahen nga vendosja e masave të tilla.“Në këndvështrimin tonë, në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë nga politikanë individualisht, apo edhe ata që mbajnë poste ekzekutive. Prandaj mendojmë se masat e vendosura si ndaj Klevin Mukës ashtu edhe ndaj Ambrioza Metës ishin arbitrare dhe të pajustifikuara. Ndaj ju bëjmë thirrje që të hiqni menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbaheni nga vendosja e masave të tilla ndaj të gjithë anëtarëve të shtypit”, thuhet në letër. Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se pyetjet e gazetarit Muka përfshinin një çështje legjitime me interes publik mbi Kodin e Etikës të Këshillit të Ministrave të sapokrijuar dhe konflikte të mundshme interesi që përfshijnë ministren në fjalë.“Në këndvështrimin “Kemi vëmë re se gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, më 1 korrik 2022, ju iu përgjigjët pyetjeve të gazetarit Klevin Muka të stacionit A2 degë CNN, duke i thënë se kishte shkelur kodin e etikës gazetareske dhe se ai duhej t’i nënshtrohej tre muajsh “riedukimit” përpara se të ishte i mirëpritur në konferencat e radhës për shtyp. Në vlerësimin tonë, pyetjet e zotit Muka përfshinin një çështje legjitime me interes publik”, thuhet në letër.

Pas

Nga Korça, Pogradeci dhe Devolli në drejtim të Tiranës, mijëra demokratë rrugës për në protestë

Para

“Shmangni lëvizjen në këto akse” Protesta e PD, policia njofton rrugët që do të bllokohen

Para
“Shmangni lëvizjen në këto akse” Protesta e PD, policia njofton rrugët që do të bllokohen

“Shmangni lëvizjen në këto akse” Protesta e PD, policia njofton rrugët që do të bllokohen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar