• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Hetimet shtrihen në disa qytete kryesore” Ngjarja në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Hetimet shtrihen në disa qytete kryesore” Ngjarja në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Fushë-Krujë.

Si pasojë e plumbave, mbetën të vrarë tre të rinjtë, Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj ende mbetet pa autor. Hetuesit bëjnë me dije se  kamerat e sigurisë në zonë kanë dhënë shumë pak të dhëna dhe nuk kanë mundur dot të ndërtojnë një identikit të autorëve të dyshuar.





Mësohet se Policia është e orientuar në grumbullimin e sa më shumë dëshmive nga pyetja e personave që kishin konflikt me viktimat, rrethi shoqëror i tyre po ashtu edhe pyetja e personave me precedent penal në zonë që mund të kenë të dhëna për autorët.

Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik janë shtrirë në Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës e Elbasan dhe policia ka përpiluar një listë me gati 30 emra që një pjesë janë pyetur e një pjesë tjetër priten të pyeten. Të parët që dhanë deklarime para uniformave blu ishin familjarët e 3 viktimave, Brilant Martinaj,  Dikler Varaj dhe Besmir Hoxha.

Në dëshmitë e tyre nuk u dha asnjë indicia që mund të çonte në autorët. Duke qenë se pista kryesore e hetimeve është vrasja për hakmarrje në pyetje janë marrë edhe të afërm të policit të FNSH-së, Xhulio Prela për vrasjen e të cilit ka qenë i dyshuar Brilant Martinaj.

Në pyetje priten të merren edhe të afërm të ish-policit Xhelal Reçi të vrarë në nëntor të vitit të kaluar ku po ashtu dyshohej I përfshirë si autor Brilant Martinaj. Mes familjarëve të tij është dhe ish-kryetari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili pritet të pyetet edhe për një konflikt të hapur që ka me kushëririn e Brilantit, Ervis Martini. Sipas dëshmisë së Nuredin dumanit, ky i fundit ka paguar për ta eliminuar.

Në listën me 30 emra janë edhe persona të tjerë me precedent të theksuar kriminal që kanë konflikt me Ervis Martinin.

Në numrin e celularit të vënë në dispozicion nga policia për të dhënë informacione të vlefshme kundrejt shpërblimit 30 milionë lekë kanë ardhur disa informacione që grupi hetimor i ka cilësuar orientuese por nuk kanë mbërritur ende në emra konkret për autorët.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 17 korrik ku tre të rinjtë u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Pas

E zbuloi vetë, Romeo Veshaj tregon emrin e këngëtarit që do këndojë në dasmën e tij

Para

Policia shoqëron 7 persona/ Sherri për një vend parkimi në Vlorë, autori ende në kërkim

Para
Policia shoqëron 7 persona/ Sherri për një vend parkimi në Vlorë, autori ende në kërkim

Policia shoqëron 7 persona/ Sherri për një vend parkimi në Vlorë, autori ende në kërkim

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar