• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Harta e re e gjyqësorit/ Avokatët paralajmërojnë protestë dhe bojkot, por ja qendrimi që mban qeveria

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Harta e re e gjyqësorit/ Avokatët paralajmërojnë protestë dhe bojkot, por ja qendrimi që mban qeveria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatët janë shprehur të vendosur për të përshkallëzuar aksionin e tyre kundër Hartës së re Gjyqësore.

Ata e kundërshtojnë këtë nismë që prej 1 muaji.





Sipas një vendimi të marrë dje, avokatë nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur që të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Avokatët prej gati një muaji janë në protestë dhe kanë bojkotuar seancat gjyqësore pasi nuk pranojnë ndryshimet në Hartën e re Gjyqësore e cila e lë vendin me vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë dhe shkrin disa Gjykata në rrethe.

Avokatët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve duke u shprehur se do tu rëndojë në xhepat e tyre pasi do rriten kostot e ndjekjes së gjyqeve. “Lidhur me projekt draftin e hartës gjyqësore dhe qëndrimin e vlerësuar. Të premten, KLGJ mori vendimin për miratimin e draftit me një ndryshim të vetëm. Tashmë ishte realitet që tavolinat kanë qenë farse propagandistike. Në këto kushte vendosëm të bojkotojmë të gjitha proceset në të gjitha nivelet e gjykimit, përfshi Gjykatën e Lartë. Procesi fillon nesër dhe mbaron të premten. Me këtë bojkot synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit se duhet ta kenë të qartë të gjithë personat fizik dhe juridik që nëse duan të kenë zgjidhje të cështjeve gjyqëosre, të ndërgjegjësohen duke dhënë mesazhin që interesat e tyre nuk po përfaqësohen, përkundrazi kjo hartë cënon rëndë aksesin në drejtësi të individëve dhe personave juridik dhe rrit kostot dhe shpenzimet”, deklaroi pak ditë më parë Haxhia. Nga ana tjetër Kryeministri është shprehur se harta është ajo që është dhe nuk ndryshon pavarësisht protestave.

Reagon Ministria e Drejtësisë

Por ndërsa Harta e Re gjyqësore kundërshtohet nga avokatet të cilët vazhdojnë bojkotin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja se drafti do t’i përcillet shumë shpejt qeverisë. “Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim”, deklaroi Manja. Ndërkohë gjatë një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ministri i Drejtësisë bëri me dije se do të adresohet çdo lloj abuzimi me synim mbrojtjen e qytetarëve. “Projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave. Parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi. Parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale”, nënvizoi ministri Manja. Me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” do të ketë edhe një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij. Kështu masa e gjobës do të rritet, duke u unifikuar me atë që zbatohet sot në vendet e Bashkimit Europian.

Ja pse po kundërshtohet Harta e re Gjyqësore nga avokatët

  1. Së pari, që të kalosh në këto kuota, nga 6 në 1 gjykatë, nga shteti duhej të ishte ndërtuar infrastruktura e duhur 5 vite më parë, duke përfshirë ambientet për të burgosurit, shërbimi i arkivës, protokollit, ndihmësit, sallat gjyqësore. Për të realizuar këtë shërbim gjyqësor së paku nevojitet një godinë gjigante.
  2. Së dyti, shkrirja e gjykatave të Apelit në rrethe domosdoshmërisht do të sjellë në Tiranë gjyqtarët dhe çështjet gjyqësore që janë duke ndjekur. Kjo do të sjellë shtimin e numrit të dosjeve, duke marrë në konsideratë edhe dosjet aktuale të pashqyrtuara në Apelin e Tiranës. Pra rishpërndarja e gjykatave nuk do t’i shërbejë shpejtësisë për shqyrtimin e dosjeve gjyqësore. Në këto kushte rrezikohet të krijohet kaos. Në këtë situatë, është e domosdoshme të gjendet një model që mundëson edhe aksesin e avokatit në çështjet gjyqësore, por edhe shpejtësinë në shqyrtimin e dosjeve.
  3. Së treti, për shkak të largësisë fizike të gjykatave, shpenzimet e qytetarëve për avokatët do të rriten, çka pritet të intimidojë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Shumë prej tyre, për shkak të rritjes së shpenzimeve mund të heqin dorë nga gjykimi i çështjeve. Kjo prek, po ashtu, edhe shumë zyra të avokatëve në rrethe, të cilët duhet të ndjekin çështjet në Tiranë. P.sh., një avokat në qytetin e Gjirokastrës ka investuar prej vitesh për zyrën në qytetin e tij, pranë së cilës ka edhe familjen.
  4. Harta e re gjyqësore jo vetëm e “çorodit” profesionin e avokatit, i cili duhet t’ia nisë gjithçka nga e para, por në të tilla kushte kufizohet edhe aksesi i avokatit për të ushtruar profesionin. Për këto arsye është e domosdoshme të gjendet një skemë ku të gjithë të kenë akses në drejtësi, që nga qytetarët deri tek avokati dhe në kohë sa më të shpejtë, pasi “një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”.
Pas

Ka ende shumë të panjohura për botërorin e Katarit (por FIFA po i injoron ato)

Para

Finalizohet super-operacioni/ Zbulohet baza e a rmëve të sofistikuara në Tiranë, vihen në pranga një djalë dhe një vajzë

Para
Finalizohet super-operacioni/ Zbulohet baza e a rmëve të sofistikuara në Tiranë, vihen në pranga një djalë dhe një vajzë

Finalizohet super-operacioni/ Zbulohet baza e a rmëve të sofistikuara në Tiranë, vihen në pranga një djalë dhe një vajzë

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar