Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me humbjen e vazhdueshme të arkave me banane në portin e Durrësit, të cilat zakonisht janë të mbushura me kokainë.
Përmes publikimit të disa fotove përballë arkave me banane të ardhura nga Ekuadori, Hoxha jep detaje edhe në lidhje me sasinë e madhe të kokainës që dyshohet se është nxjerrë nga kontejnerët e ardhur nga Ekuadori.
Postimi i Artan Hoxhës
Erdhi ”malli i mire”, erdhi…
Hajde banane Ekuadori, te fresketa, te embla taze, si t’i doni…
Eh si e solli çarku, nga “agronom kanabisi” ne fushat dhe kodrat e Shqiperise, nje dite te bukur te transferojne me pune “merceolog frutash ekzotike”, me liçence nderkombetare….
Po numeroj arkat, se nuk po biem dakord sa arka na kane vjedhur ata “trimat” e Selfo Qorrit ne portin e Durresit…
Beso e kontrollo, thote populli…
Dhe si u kam thene edhe ne fundin e dhjetorit te kalur, nje arke e humbur me peshe standart 19 kg banane, rezultoi te kishte brenda 17 kg kokaine me cilesi mbi 90% dhe vetem 2 kg banane persiper per dekor…
Ne 29 dhjetor 2021 ne magazinen e “banana king” ne Vaqarr, u kapen 7 arka, here 17 kg kokaine secila, plot 119 kg kokaine me pasterti kristali nga Ekuadori.
Por ne port kishin humbur edhe 106 arka te tjera, here 17 kg kokaine secila, plot 1802 kg kokaine qe avulluan si me magji.
Ne total ngakesa e dhjetorit ishte 1802 + 119 = 1921 kg kokaine.
Ndersa me 16 korrik 2022, rezultojne te zhdukura plot 60 arka me banane me peshen standarte. Per te njejten kompani dhe te vendosura ne te njejten menyre si ne rastin e dhjetorit, jo ne trupin apo paretet anesore te konteinerit, por direkt ne ngarkesen me banane…
60 arka here 17 kg kokaine shkojne ne total 1020 kg “mall” i paster kristal,…
shumezim cmimin e shumices (25 mije euro) nga porti deri ne magazinen e sigurte, qe ka pesuar nje renie te lehte keto kohet e fundit, pasi nuk ka bord transparence qeveritar, qe ta rrise çmimin, shkojne plote 25.5 milione euro.
Dhe nese kjo sasi del ne rruge me pakice, me cmim per grame besoj e kuptoni qe shumezohet me 3 deri 4 here….
Qejf o qejf o qerrata…
Dhe ju thoni pse nuk duhet te kete amnisti fiskale?!!!
Te kete more, se ka para per te tere…