• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E dhu nuar nga burri ‘i verbuar’ nga xhelozia! Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Bullizuan të riun, e pësojnë keq 3 punonjësit e policisë në Korçë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz. Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë.

“Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’, në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë”.

Situata disa vjeçare e çoi gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz. “Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi”, thotë gruaja që kujton se u detyrua të pranonte ngjarje te pavërteta lidhjesh jashtë martesore pasi bashkëshorti e kërcënonte.

Duke ia pranuar pendesën, bashkëshorti i dhunshëm e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e vajzërisë do mallkohej me zhdukje. Sipas dosjes që iu tregua Top Channel, gjykata thirri për të vërtetuar këtë dhunë disa vjeçare djalin e çiftit, i cili pranoi se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndryshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.

Por pastaj qetësohej dhe kërkonte ndjesë, por nuk zgjaste shumë dhe kthehej në të njëjtën gjendje xhelozie të çmendur thotë i biri në dosje. Gruaja jetoi për vite me radhë me pasaportë të bllokuar dhe me lëvizje të kontrolluar por edhe me letra që lexoheshin përditë me zë të lartë ku ajo betohej për devotshmëri dhe lutej për falje. Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por me gjithë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë.bw

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Thellohet kriza energjetike! Mbyllja e fushave norvegjeze të gazit një tjetër tronditje për Europën

Para

Ndryshoni zakonet tuaja të mëngjesit: Ushtrime që duhet të bëni sapo të ngriheni nga shtrati

Para
Ndryshoni zakonet tuaja të mëngjesit: Ushtrime që duhet të bëni sapo të ngriheni nga shtrati

Ndryshoni zakonet tuaja të mëngjesit: Ushtrime që duhet të bëni sapo të ngriheni nga shtrati

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

nga Fast News
20:23 | 15/01/2026
0

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

nga Fast News
20:11 | 15/01/2026
0

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

nga Fast News
14:45 | 15/01/2026
0

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Recent News

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

20:23 | 15/01/2026
Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

Qeveria miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029

20:11 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar