• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Dyshja Berluskoni-Salvini “presin në besë” Draghin, ç’do ndodhë tani me Italinë?!

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Dyshja Berluskoni-Salvini “presin në besë” Draghin, ç’do ndodhë tani me Italinë?!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Senati në Itali ka konfirmuar besimin për qeverinë duke miratuar rezolutën për komunikimet e kryeministrit të paraqitur nga Pier Ferdinando Casini me 95 vota pro dhe 38 kundër.

Siç ishte paralajmëruar më herët senatorët e lëvizjes “5 Yjet” dhe Fratelli d’Italia nuk kanë votuar, por surpriza e vërtetë ka qenë “tradhtia” që Mateo Salvini dhe Silvio Berluskoni i kanë bërë Mario Draghit.





Deri pak para votimit “Forza Italia’ dhe “Lega Nord” që përbëjnë koalicionin e së djathtës kishin deklaruar mbështetjen për qeverinë, por ato nuk kanë marrë pjesë në votimin final.

Sot në mëngjes ishte Silvio Berlusconi ai që informoi Colle dhe vetë Draghin për gatishmërinë e qeverisë së qendrës së djathtë “për të mbështetur lindjen e një ekzekutivi” të udhëhequr nga Draghi dhe “bazuar në paktin e ri që vetë kryeministri propozoi në Parlament”.

“Ne jemi gati të votojmë për rezolutën e qendrës së djathtë. Nuk mund të votojmë një rezolutë që parashikon lëvizjen me “5 Yjet” në qeveri”. Këto ishin fjalët që Berlusconi i kishte thënë Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit.

Mario Draghi menjëherë pas përfundimit të debatit për votëbesimin është larguar nga Senati për të shkuar në Quirinale, ndoshta për të bërë një bilanc të ditës dhe përfundimisht të japë sërish dorëheqjen.

Atyre që e pyetën nëse do të shkonte në Quirinale, kryeministri iu përgjigj me shaka: “Ndërkohë do të marr ashensorin”.

Thyerja mes të djathtës dhe Draghit erdhi pas vendimit të kryeministrit për t’i dhënë besim rezolutës së paraqitur nga Casini.

Ishte koordinatori kombëtar i “Forza Italia”, Antonio Tajani ai që dha lajmin për mosvotimin e senatorëve të Lega Nord dhe Forza Italia. Përpjekja e qendrës së djathtë për ndërmjetësim u hodh poshtë nga kreu i Palazzo Chigi gjatë përgjigjes së dhënë në fund të diskutimit të përgjithshëm.

Një disponueshmëri e konfirmuar dhe e zyrtarizuar në propozimin e rezolutës së paraqitur nga senatorët Calderoli, Romeo, Bernini dhe De Poli. “Nuk është fjala për mandate, problemi është politik, ne duam një qeveri të qëndrueshme pa një forcë politike që i bën guerilas çdo ditë shumicës së saj”, shpjegoi Tajani.

Tema është rreptësisht politike. “Marrëveshja e besimit që na mbajti të bashkuar dhe që mbante disponimin u shkatërrua”, tha presidentja e senatorëve italianë, Anna Maria Bernini, duke njoftuar vendimin e grupit për të abstenuar.

“Besimi i sotëm duhej ndërtuar me supozime të tjera”, vijoi ajo, duke iu referuar pikërisht propozimit të qendrës së djathtë.

“Besojmë te dirigjenti, nuk besojmë në orkestra jashtë mendjes”, është metafora që vë në pikëpyetje Lëvizjen 5 Yje, përgjegjëse për krizën sipas Forza Italia. Një detaj që theksohet në më shumë se një rast nga senatorja e cila nuk e fsheh “habinë” e saj për “fajësimin e perceptuar ndaj qendrës së djathtë”.

Ne nuk jemi të të huajve, të flamujve të identitetit dhe të përçarjeve”, vëren Bernini. “Kriza – këmbëngul ai – nuk ishte as e kërkuar dhe as e provokuar nga Forza Italia dhe zgjidhja jonë e ndërmjetësimit nuk u dëgjua”.

Menjëherë më pas, senatori i Lega Nord, Stefano Candiani, ka paralajmëruar të njëjtën lëvizje. “Na vjen keq – tha ai – që rezoluta jonë nuk u zgjodh dhe që kjo na vuri në pozitë që të mos marrim pjesë në votim për besimin e një rezolute tjetër, të nënshkruar nga Casini jo rastësisht”. Le t’i themi po një qeverie të re të bërë nga Lega dhe nga ata që duan ta mbështesin, ndryshe ua japim fjalën italianëve”, thotë ai troç.

“Do të kishim dashur – sulmon ai duke iu drejtuar kryeministrit – që të kujdesej për të gjitha partitë e mazhorancës pa bërë dallimin mes fëmijëve dhe njerkave”.

Candiani më pas ka falënderuar ministrat dhe nënsekretarët e Lidhjes që kanë qenë gjithmonë “besnikë”. Por veprimi i qeverisë, sqaroi ai, “nuk mund të mbahet në pabesueshmëri”. “Ose lind një qeveri e rinovuar në udhëzimet e saj politike dhe në përbërjen e saj, ose shkon në votim, është qëndrimi i Lega Nord e cila kërkon daljen nga ngërçi”, thotë ai më tej.

Edhe drejtuesja e lëvizjes “5 Yjet”, Mariolina Castellone, njoftoi, siç pritej, abstenimin.

“Këto pozicione na detyrojnë të pranojmë se ne jemi problemi. Ne largojmë telashet, por duam të sigurojmë qytetarët se do të jemi gjithmonë aty për miratimin e masave të dobishme, do të vazhdojmë betejat tona në Parlament dhe në vend”, tha ajo.

Me tërheqjen e “5 Yjeve”, pra, do të mungonte kuorumi, i cili sot është 142 senatorë. Një detaj që nuk i ka shpëtuar as presidentes Elisabetta Casellati e cila ia ka komunikuar menjëherë bashkëpunëtorëve të saj.Bw

Pas

“Rama shkoi në Bruksel si monist”/ Berisha: Do shkoja po të më ftonte, por…

Para

7 lloje pyetjesh që nuk duhet të lejoni t’jua bëjnë gjatë një interviste pune

Para
7 lloje pyetjesh që nuk duhet të lejoni t’jua bëjnë gjatë një interviste pune

7 lloje pyetjesh që nuk duhet të lejoni t'jua bëjnë gjatë një interviste pune

Të Gjitha

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

nga Fast News
16:48 | 11/07/2025
0

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

nga Fast News
16:41 | 11/07/2025
0

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Recent News

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

16:48 | 11/07/2025
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

16:41 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar