Kuvendi ka vendosur se do të mblidhet me 24 korrik.
Seanca plenare do të jetë e posaçme për të zhvilluar procesin e betimit të Presidentit të ri të Republikës Bajram Begaj.
Ka qenë Konferenca e Kryetarëve e cila këtë të hënë ka vendosur thirrjen e kësaj seance të posaçme plenare. Bajram Begaj u votua më datën 4 Qershor si kreu i ardhshëm i shtetit. Begaj u zgjodh në postin më të lartë të shtetit shqiptar në raundin e katërt të votimit me 78 vota pro, 4 kuadër dhe 1 abstenim.
Pas seancës plenare të 24 korrikut, Presidenti i ri Bajram Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj, para votimit si President i ardhshëm i Republikës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura më gradën Gjeneralmajor.
Ai do të zëvendësojë Ilir Metën në detyrën e kreut të shtetit, i cili u zgjodh President më 28 prill 2017 dhe mandati i përfundon më datë 24 Korrik të këtij viti.