• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Çfarë na bën kaq të fiksuar pas parave?

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Çfarë na bën kaq të fiksuar pas parave?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studimet kanë treguar vazhdimisht se pas një pike të caktuar, paratë nuk ju blejnë lumturinë (Kahneman & Deaton, 2010).

Megjithatë, njerëzit shpesh bien në dashuri me paratë. Ndonjëherë, ata zhvillojnë një dëshirë kaq të fortë për to, sa sakrifikojnë edhe kohën e tyre për më shumë para, përtej asaj që është e shëndetshme. Këta njerëz mund të heqin dorë nga aktivitetet që tregohet se në fakt rrisin lumturinë, si shkuarja me pushime (Gilovich & Kumar, 2015), vullnetarizmi për të ndihmuar të tjerët (Liu & Aaker, 2008) dhe kalimi i kohës me miqtë dhe familjen (Hur, Lee- Yoon, & Whillans, 2021).



Pra, përveç furnizimit të nevojave dhe disa të mirave që na duhen për një jetë të mirë, pse i duam paratë në atë nivel që mund të fillojë të na trishtojë? Një ish-tregtar i fondeve mbrojtëse, Sam Polk, e quan veten “një ish-i varur nga paratë”. Dhe për të, përgjigja është fare e thjeshtë: bonusi i tij.

“Unë do mendoja për bonusin tim çdo ditë”, shkroi ai në një artikull për NY Times, teksa shpjegonte për kohën kur punonte në Wall Street. “Çdo ditë për një vit, mendoja: ‘Çfarë do jetë?’; ‘Kush do paguhet më shumë se unë?’. Doja më shumë para për të njëjtën arsye që një i alkolizuar mund të dojë një pije tjetër.”

Stimujt e performancës mund të gjenden jo vetëm në Wall Street, por në shumë profesione. Shitësit fitojnë komisione, atletët marrin shpërblime bazuar në statistikat e tyre dhe CEO-të marrin opsione aksionesh. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se ky lloj i zakonshëm i nxitjes mund të jetë burim kryesor i këtij fiksimi të pashëndetshëm me paratë.

Stimujt e performancës përmbajnë pasiguri të natyrshme: Ju nuk e dini me bindje se sa do të fitoni çdo muaj. Kjo pasiguri i bën njerëzit të fiksohen në shpërblimet e tyre.

Ky fiksim me paratë që të çon në një dëshirë më të fortë për para: Nëse nuk mund të ndalosh së menduari për paratë, i dëshiron më shumë. Pra, njerëzit që marrin në mënyrë të përsëritur stimuj të performancës priren të zhvillojnë një dëshirë më të fortë për para me kalimin e kohës.

Çfarë ndodh kur zhvillon një dëshirë të fortë për para?

Njerëzit e sjellin këtë dëshirë për para në shtëpi, së bashku me pagën e tyre. Dëshira e shtuar dhe fiksimi për paratë jo vetëm që ndikon në sjelljen e tyre në punë, por ndikon edhe në sjelljen jashtë punës. Studimet zbuluan se njerëzit që marrin stimuj të performancës bëjnë më pak donacione, shpenzojnë më shumë nga koha e tyre duke fituar para dhe i kushtojnë një vlerë më të lartë parasë në përgjithësi.

Kërkime të tjera kanë treguar gjithashtu se kur njerëzit kanë një dëshirë të fortë për para, ata priren të sakrifikojnë kohën për vetë-rritje, kohën e lirë dhe marrëdhëniet intime në mënyrë që të shkojnë pas parave (Diener & Oishi, 2000).

Thënë këto, ia vlen të reflektoni për punën dhe prioritetet tuaja të jetës. Jeni të fiksuar pas parave që kur ndërruat punë? Mendoni pak si shumë për paratë?

Ne kalojmë pjesën më të madhe të orëve tona të zgjimit duke punuar, dhe shumica e të ardhurave tona vijnë nga puna. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se mjedisi ynë i punës, siç janë sistemet e stimulimit, mund të kenë ndikime të rëndësishme në jetën tonë.Anabel

Pas

Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve, digjet Korfuzi, Saronida dhe Rethymno

Para

Vëllai i ishte ndarë nga jeta, portieri ofendohet nga tifozët, shpërthen në lot

Para
Vëllai i ishte ndarë nga jeta, portieri ofendohet nga tifozët, shpërthen në lot

Vëllai i ishte ndarë nga jeta, portieri ofendohet nga tifozët, shpërthen në lot

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar