• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Betimi i Bajram Begajt si president/ Zëri i Amerikës: Çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Betimi i Bajram Begajt si president/ Zëri i Amerikës: Çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, bëri sot pasdite betimin në parlament, ku ai mbajti dhe fjalimin e parë si kryetar i Shtetit. Ai vuri theksin në disa nga momentet kyçe që po kalon vendi, që nga procesi i integrimit, pas nisjes së procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, te kriza e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, apo dhe situata politike e cila përgjithësisht mbetet e tensionuar.

“Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”, deklaroi presidenti Begaj. Ndërsa duke ju referuar formulës së betimit, ai deklaroi se detyrën “do ta kryej mbi palët”, kreu i Shtetit theksoi megjithatë se “unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë”.





Presidenti i mëshoi disa herë nevojës së dialogut politik. “Do të mbështes dhe këmbëngul përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mire”, deklaroi presidenti duke shtuar se duhet “të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit”.

Ai vuri në dukje se “kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim”.

Seanca e betimit, u bojkotua nga ajo pjesë e deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Gjatë ditës, me anë të nje deklarate, PD e konsideroi ditën e sotme si “ditën e instalimit të monizmit të plotë të kryeministrit Edi Rama”. Ndërkohë që deputetët e tjerë që në këto muaj, kanë qëndruar pranë kryetarit të grupit parlamntar Enkelejd Alibeaj, ishin të pranishëm “në respekt të Kushtetutës dhe institucioneve”, pavarësisht kundërshtive të forta që dhe ata patën ndaj procesit të zgjedhjes së tij.

Zoti Begaj, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë u propozua si kandidat nga shumica socialiste, me votat e së cilës ai u zgjodh me pas si president, më 4 qershor. Votimi për emrin e tij u krye në raundin e katërt, pasi 3 raundet e mëparshme ishin djegur pa asnjë kandidat, dhe shumica e opozita kishin dështuar të arrinin një marrëveshje për një zgjedhje konsensuale.

Zoti Begaj, 55 vjeç, pason në detyrën e kreut të shtetit, presidentin Ilir Meta, i cili mbylli sot 5 vitet e një mandati të trazuar, ku u bë protagonist i përplasjeve të forta me shumicën. Kjo e fundit tentoi dy herë shkarkimin e tij, por pa ja arritur qëllimit.

Zoti Meta, ka premtuar rikthimin e tij të menjëhershëm në politikë, me shumë gjasa duke rimarrë drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, partisë që ai themeloi në shtator të vitit 2004, dhe e drejtoi deri kur mori detyrën e presidentit të vendit. /VOA

Pas

Shpërblimi i qeverisë për Luiza Gegën pas suksesit në Botëror, arsyet pse duhet rishikuar vendimi

Para

Dritan Abazoviç kërcënohet me vde kje, ja kë akuzon kryeministri i Malit të Zi

Para
Dritan Abazoviç kërcënohet me vde kje, ja kë akuzon kryeministri i Malit të Zi

Dritan Abazoviç kërcënohet me vde kje, ja kë akuzon kryeministri i Malit të Zi

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar